MAT- Rreth 320 bimë narkotike kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjoçaj të Njësisë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit këtë të Martë.
Burime bëjnë të ditur se lënda narkotike është zbuluar në tokë pa pronar, ndërsa është arrestuar një person i identifikuar Hasan Basha banues në Krujë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Lënda narkotike e cila ishte në procesin e tharjes është asgjësuar nga policia me anë të djegies.