239 vajza e djem nisen në Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë për t’u bërë pjesë e FA, ministri Vengu: Shembull frymëzues për të gjithë

239 vajza e djem janë përzgjedhur për të zhvilluar Kursin e Stërvitjes Individuale Bazë, që është një hap i parë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Në ceremoninë e përcjelljes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu përgëzoi të rinjtë për zgjedhjet e kësaj rruge që kërkon sakrifica, duke thënë se janë një shembull frymëzues për të gjithë.

“239 djem dhe vajza, mes shumë pikëpyetjeve keni bërë hapin e madh drejt këtij sheshi, duke vendosur të ecni në një rrugë ndoshta më të vështirë por gjithashtu më të bukur dhe më përmbushëse, si çdo rrugë që qëndron mes investimit në dije dhe investimit në vlera. Me siguri ky rrugëtim i ri, do të sfidojë karakterin, forcën dhe intelektin tuaj. Por në këtë udhë, ju do të keni për krah jo vetëm njëri - tjetrin, por edhe përkushtimin e të gjithë stafit akademik të kursit bazë, të cilët dua t’i falënderoj dhe t’i uroj këtu, pasi kanë detyrën e vështirë të dëshmojnë çdo ditë se Forcat e Armatosura janë një familje e madhe, ashtu si familja që ju ka rritur e sjellë këtu sot për të nderuar veten dhe vendin”, - theksoi ministri Vengu.

“Ndoshta duke vendosur të jeni këtu sot, keni hequr dorë nga disa komoditete, por me këtë sakrificë vjen edhe ndjenja e krenarisë, jo ajo krenaria boshe dhe kryeneçe, por krenaria e detyrës së kryer, krenaria e përmirësimit të vetes dhe të shoqërisë, krenaria e shërbimit dhe e sfidës së tejkaluar si një skuadër e vetme, e pakrahasueshme me asnjë ndjesi tjetër”, - theksoi ministri i Mbrojtjes.

Ministri Vengu, porositi të rinjtë të ruajnë me krenari simbolet kombëtare dhe të jenë shembull i respektit ndaj traditave tona.

Mes 239 kandidatëve të kualifikuar në përfundim të procesit të rekrutimeve për ushtarë/detarë, të drejtën për të vijuar kursin e kanë edhe 33 vajza; 25 kandidatë janë me arsim të lartë; 160 me arsim të mesëm dhe 54 kandidatë janë me arsim 9 - vjeçar. Të kualifikuarit kanë kaluar me sukses të gjitha testimet e zhvilluara: fizik, intelektual dhe testimin psikologjik. Gjithashtu kandidatët e kualifikuar plotësojnë edhe kushtin e sigurisë, verifikuar nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe Policia Ushtarake.

Pjesë e Forcave të Armatosura mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 - 27 vjeç që nuk ka probleme me ligjin dhe ka një figurë të pastër morale.

Stërvitja Individuale Bazë (SIB), e cila konsiderohet si porta hyrëse për çdo të ri në Forcat e Armatosura dhe njëherësh edhe si shkolla e parë e edukimit ushtarak, nis sot, më 16 shtator dhe do të zhvillohet deri më 22 nëntor të këtij viti. Në përfundim të kësaj stërvitjeje intensive, rekrutët do të betohen për të shërbyer më pas në reparte të ndryshme të Forcave të Armatosura. Të gjithë të rinjtë që bëhen pjesë e FA përfitojnë një trajtim dinjitoz financiar dhe mundësi mjaft të mira për karrierë.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 16/09/2024 13:13

    Te shkojne femijet e politikaneve te paret pastaj te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë