Abigail Sheldon është një vajzë 23-vjeçare dhe ka tronditur botën me deklaratën e saj. Jam krenare që kam bërë abort, dhe do ta bëja sërish, - ka deklaruar vajza. Ishte vetëm 19-vjeç dhe ndiqte studimet në Universitetin e Manchester, kur zbuloi se ishte 3 muajshe shtatzënë dhe kur u gjend në një klinikë private për të abortuar. Megjithëse përdorte pilula kundër shtatzënisë, Abigail mbeti shtatzënë dhe vendosi të bënte abort pasi ajo dhe partneri i saj nuk ishin gati për tu bërë prindër.
Në një intervistë Manchester Evening News Abigail u shpreh: “Jam krenare për abortin tim dhe po përpiqem që të ngre zërin, në mënyrë që më shumë femra të jenë në gjendje ta thonë këtë hapur. Pjesa më e madhe kanë një vështrim simpatie ose keqardhjeje kur u tregoj për abortin tim”
Në mënyrë që të inkurajojë femrat që të flasin për këtë çështje, Abigail ka krijuar një faqe online, ku kushdo mund të ndajë eksperiencën e saj dhe t’u japë këshilla të tjerave.
Sipas shërbimit shëndetësor britanik, për të kryer një abort mjekësor duhet të marrësh 2 pilula, 24 deri në 48 orë larg njëra-tjetrës. Në rastin e Abigailit kjo procedurë nuk ishte e suksesshme, ndaj ajo iu nënshtrua abortit kirurgjikal, që përshkruhet si një procedurë e thjeshtë. Ajo pati komplikacione, por për asnjë çast nuk u pendua për vendimin që mori.
Në mënyrë që të inkurajojë femrat që të flasin për këtë çështje, reja ka hapur një faqe, ku kushdo mund të ndajë eksperiencën e saj dhe t’u japë këshilla të tjerave. Abigail thotë se të flasësh për abortin duhet të jetë njësoj sikur flet një person që është me grip. "Pse përpiqemi ta fshehim këtë që na ka ndodhur?, pyet e reja.
Abigail thotë se përkundër traumave dhe pasojave të mundshme afatgjata të asaj ndërprerjeje, ajo do ta bënte përsëri nëse do të duhej.
Nje tjeter vrasese krenare Aborti eshte krim!
Përgjigju