24 dosje nga Krimet e Rënda i kalojnë SPAK-ut, 37 kalojnë te rrethet (Dokumenti)
Janë 24 procese që do të kalojnë te Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe me trupën që do të duhet që para se të marrë vendimin duhet të marrë pëlqimin nëse do të vendoset në survejim 24 orë jo vetëm gjyqtari, por edhe familja e tij.
Arsen Rusta 16 Dhjetor 2019, 13:25 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2019, 15:04
24 procese gjyqësore, prej tyre Grupi Habilaj, Kokaina e Maminasit dhe vrasjet e kryera nga grupet kriminale do të mbeten tek krimet e rënda por me emërtimin e ri gjykata kundër krimit të organizuar njohur si GJKKO.
ReportTv ka siguruar listën ë gjyqeve të cilat do të mbeten në GJKKO ndërsa 37 procese të cilat janë në shqyrtim do të shpallet moskompetenca dhe do të kalojnë në gjykatat e rretheve.
Në GJKKO pritet të kalojë edhe prokurori i Gjirokastrës Spartak Cocoli i cili është nën akuzë për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë.
Ndërsa në 37 proceset që transferohen në rrethe kryesojnë ato me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve kryer nga individ, kultivimi narkotikëve dhe veprat penale të vrasjeve.
Ahmet Ajeti i njohur si kosovari që tentoi të vrasë Lulzim Berishën është një prej proceseve të cilat do të kalojnë nga krimet ku është në gjykim tek gjykata e Durrësit.
Më 19 dhjetor me betimin e prokurorëve të SPAK pritet të nis dhe gjykata kundër krimit të organizuar, gjykatë në të cilën deri më tani kanë dhënë pëlqimin për të ushtruar detyrën 13 gjykatës.
Ata nuk kanë kusht kalimin e vettingut por me nisjen e GJKKO ata do ti nënshtrohen vetting me përparësi.
Pas më shumë se 15 vitesh krimet e rënda pushojnë së ekzistuari ndërsa do të kujtojet si gjykata në të cilën për herë të parë u dhanë dënimi me burg përjetë edhe për bandat e vitit të mbrapsht 1997.
Po Bajrat? Po dosja e Avdylajve?
Përgjigju