Në përvjetorin e 27-të të bombardimeve të NATO-s, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka reaguar me një mesazh përkujtimor, duke e cilësuar 24 Marsin 1999 si një nga datat më të rëndësishme për Kosovën dhe gjithë rajonin.
Peleshi thekson se ndërhyrja e Aleancës i dha fund dhunës dhe spastrimit etnik të ushtruar nga regjimi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke hapur rrugën drejt lirisë dhe së ardhmes euroatlantike të vendit.
U.D/Shqiptarja.com" 24 marsi 1999 mbetet një nga datat më të rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajon. Ndërhyrja e NATO-s ndali dhunën dhe spastrimin etnik të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar, duke hapur rrugën për liri dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Sot kujtojmë vendimin historik të Aleancës dhe sakrificën e popullit të Kosovës. Nderim për të gjithë ata që vuajtën dhe luftuan për liri. Kosova e lirë është dëshmi e solidaritetit ndërkombëtar dhe e qëndresës së një populli që nuk u dorëzua kurrë" shkroi ai.












