Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për marrjen e detyrës si Kryetare e Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se Kosova ka përpara një sërë sfidash, ndërsa veçon si një prej tyre mbrojtjen e pastërtisë së luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Sapo e urova Presidenten e Kosovës, akademiken Justina Shiroka Pula, për detyrën e Kryetares së Shtetit. Kosova ka një sërë sfidash përpara, ku ndër to është mbrojtja e pastërtisë së luftës për liri të UÇK-së, ku Presidentja e re e Kosovës duhet dhe mund të luajë një rol tepër aktiv”, shkruan Balla.

Sipas tij, drejtimi i ri institucional në Kosovë duhet të përqendrohet në përballimin e sfidave të vendit dhe në forcimin e rolit të institucioneve në mbrojtje të interesave të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Shqipëria uron Presidenten e re të Kosovës! Rama e Begaj: Mbarësi në këto kohë sfidash, bashkë drejt BE-së! Opozita: Kosova ia doli