24 vite asnjë referendum se mungon ligji! Dashamir Shehi ndërmerr nismën, propozon projektligj, kërkohet ndryshim në Kushtetutë

24 vite asnjë referendum se mungon ligji! Dashamir Shehi ndërmerr nismën, propozon projektligj, kërkohet ndryshim në Kushtetutë

Foto ilustruese

Referendumi është një nga format me përfaqësuese të demokracisë direkte nëpërmjet të cilit bëhet miratimi i një ligji të caktuar apo zgjidhja e një çështjeje të rëndësishme që luan rol në jetën e qytetarëve. Edhe pse në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë ka një kre më vetë, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të miratojë një ligj për ta bërë më të aksesueshëm të drejtën për mbajtjen e referendume dhe rezultati ka qenë zero referendume në vend në 24 vite Kushtetutë. Grupi nismëtar i lëvizjes "Po për Shqipërinë " i mbështetur nga deputeti Dashamir Shehu ka paraqitur projektligjin e hartuar për miratim në Kuvend.

Në relacionin e projektligjit të propozuar thuhet se në mbështetje të Nenit 2 të Kushtetutës populli e ushtron sovranitetin e tij jo vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur të tij por edhe në mënyrë individuale drejtpërdrejtë, duke pasur parasysh të drejtën e popullit për të votuar nëpërmjet referendumeve popullore për vendimmarrjet e rëndësishme kombëtare apo lokale. Ligji kërkon 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pra 84 vota.

Sipas propozuesve projektligji i propozuar ka si qellim kryesor përcaktimin e normave dhe rregullave të përgjithshme për ndërmarrjen e iniciativës për referendum dhe administrimin e procesit ne tërësi deri në shpalljen e rezultateve referendare, të cilat vijnë ne ndihme të përpjekjes për të maksimizuar procesin e demokratizimit ne Shqipëri.

Ashtu siç edhe Kushtetuta e parashikon, projekti ka detajuar qartë llojet e referendumeve, duke i klasifikuar ne 2 kategori: "Referendum në shkallë Republike", që zhvillohet në të gjithë territorin e vendit dhe ka si objekt të tij një çështje të rëndësisë kombëtare. Në këtë kategori sigurisht që përfshihet edhe referendumi kushtetues, që ka të bëjë me pranimin ose refuzimin e një amendamenti kushtetues.

 "Referendum vendor" është referendumi, ku banorët e një njësie të qeverisjes vendore, bashki apo qark, shprehen me votim të drejtpërdrejtë për çështje që konsiderohen me rëndësi për komunitetin dhe që janë nën juridiksionin dhe autoritetin vendimmarrës të njësive të qeverisjes vendore ku ata banojnë.

Ndërsa për sa i takon iniciativës për ndërmarrjen e referendumit, projekt ligji, ligji i ri lejon që kjo iniciativë të vij si nga zgjedhësit, domethënë përmes një iniciative nga poshtë - lartë, ashtu edhe nga institucionet qendrore apo vendore. Sipas propozuesve kjo mënyrë dyfishe e ndërmarrjes së iniciativës zgjeron bazën dhe njëkohësisht diversifikon edhe llojshmëritë e referendumeve.

Projektligji përcakton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjithë procesin referendar deri në nxjerrjen e rezultatit, ndërsa qeveria qendrore apo lokale është përgjegjëse për faturën financiare të referendumit.

Në projektligjin e ri të propozuar nga deputeti Shehi përcaktohet edhe numri i nevojshëm i zgjedhësve për të ndërmarrë nismën për referendumin. Sipas Kushtetutës sonë në nenin150 thuhet se duhen 50 mijë shtetasve me të drejtë votë kanë të drejtën që të kërkojnë një referendum për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojnë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

Propozuesit argumentojnë se sipas ndarjes territoriale në Shqipëri ka 61 bashki, nga të cilat 20 Bashki kanë një popullsi nen 20 mijë banorë dhe në analizë të këtyre shifrave shohim se gati 1/3 e bashkive nuk mund të aplikojnë referendume për çështje të ndryshme vendore. Në këto kushte apriori referendumet vendore janë të pa aplikueshme në me shume se 30% të territorit të Shqipërisë çka cenon ne mënyrë të drejtpërdrejtë ushtrimin e të drejtës për tu shprehur me vote dhe për të ndikuar ne vendimmarrje të rëndësishme.

Por edhe sipas INSTAT sot në Shqipëria jetojnë rreth 2.8 milion banorë të grup moshave të ndryshme. Ndaj, sipas nismëtarëve nisma për të zhvilluar një referendum ne shkallë Republike duhet të firmoset nga shtetas shqiptare me vendbanim brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë, që plotësojnë numrin e votave të zgjedhjes se një deputeti në Kuvendin e Republikës se Shqipërisë, në raport me pjesëmarrjen e fundit në zgjedhjet qendrore. Nisma për të zhvilluar një referendum vendor duhet të firmoset nga qytetarët e qytetit apo qarkut përkatës, me vendbanim brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë, që plotësojnë numrin e votave" . Ky nen duhet të shoqërohet domosdoshmërish edhe me ndryshim të Kushtetutës se sepse zhvillimet demografike kanë ndryshuar që prej vitit 1998 kur është miratuar ligji më i lartë i vendit.

Projekt ligji është propozuar nga nisma "Po për Shqipërinë " e cila e ka konsultuar këtë projekt me grupe të interesuar nëpërmjet tryezave të konsultimeve me prezence dhe online, deri ne krijimin e draftit përfundimtar. Kujtojmë se Kushtetuta e vendit ndalon referendumet për çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, me kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me buxhetin, taksat e detyrimet financiare të shtetit, me vendosjen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me deklarimin e luftës dhe të paqes dhe me amnistinë nuk mund të shtrohen në asnjë referendum.

Kjo është e disata nismë në Kuvendin e Shqipërisë për të pasur një ligj për referendumet. Të gjitha të tjera kanë dështuar deri më tani edhe për shkak se palët nuk kanë gjetur gjuhën, duke qenë se për tu miratuar ligji kërkon shumicë të cilësuar 84 vota. Ndërkohë që propozimi për ndryshim Kushtetuta do ta bëjë edhe më të ndërlikuar miratimin e nismës për shkak se do të kërkojë 94 vota.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • grori: 08/06/2022 17:25

    Prap tap eshte ky qe desh na i vune president....

    Përgjigju
    • Grorit: 08/06/2022 20:24

      Cilen klase ke mbaruar o Gror? Paske ngelur mbrapa ne gramatike. Nisma eshte per tu pergezuar dhe mbeshtetur. Nuk e di nese e kupton rendesine e referendumeve, je kunder tyre per arsye politike apo ke ndonje inat personal me personin qe e ka bere kete propozim. Por nese komenti yt me i rendesishem per kete artikull eshte per gjendjen e tij, kur te ankohesh "pse s'behet ky vend" shikohu ne pasqyre...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë