24 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe

24 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe

Bombardimet e NATO-s në 1999

Si sot 24 vjet më parë NATO ndaloi bombardimet në Kosovë. Në 10 qershor të vitit 1999, shefi i NATO-s asokohe Javier Solana dha urdhrin për të ndaluar bombardimet ndaj serbëve në Kosovë pas 78 ditësh.

Ndërsa në të njëjtën ditë Këshilli i Sigurisë së OKB-së ka miratuar rezolutën 1244 ku janë dërguar 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete dhe gjithashtu nisi largimi i trupave serbe.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.

Në të njëjtën kohë, është shpërbërë edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sunny tirana: 10/06/2023 11:26

    Lavdi forcave te NATO-s. Rrofte Kosova. Serbet nuk i harrojne kurre bombardimet nga ajri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Kroaci - Shqipëri në Euro 2024, Zlatko Dalic: Deçizive, na duhet t'i mundim! Kramaric: E dimë se çfarë na pret

Kroaci - Shqipëri në Euro 2024, Zlatko Dalic: Deçizive, na duhet t'i mundim! Kramaric: E dimë se çfarë na pret