TIRANE- “Bleva biletat “Surprizat e Festave” të Lotarisë Kombëtare dhe fitova 40 milionë lekë të vjetra, për vetëm 10 sekonda, por m’u deshën 10 orë të merrja veten dhe akoma nuk më besohet”.
Kështu e nis rrëfimin e tij, Edmond Idrizi, nga Belshi i Elbasanit, të cilit një biletë gërvishtëse “Surprizat e Festave”, produkt i Lotarisë Kombëtare i ka ndryshuar jetën dhe e ka bërë fitues të 40 milionë lekëve. Ai ka zbuluar tre shuma të njëjta në biletën e tij gërvishtëse duke u bërë kështu fitues i kategorisë së parë të kësaj bilete gërvishtëse sezonale. E takojmë Edmondin në selinë qendrore të Lotarisë Kombëtare në Tiranë.
Një urim të veçantë, atij i’a përcjell Drejtori Ekzekutiv i Lotarisë Kombëtare, z. Peter Simoner, i cili i dorëzon dhe çekun prej 40 milionë lekësh. “Ndihem i lumtur që në një kohë kaq të shkurtër Lotaria Kombëtare ka mundur të bëjë kaq shumë milionerë në Shqipëri, duke i krijuar mundësinë shumë personave t’i afrohen ëndrrave të tyre, dhe pse jo, t’i realizojnë ato”, shprehet z. Simoner. Gëzimi në sytë e Edmondit flet më shumë se sa fjalët.
“Një moment i papritur. Gjithmonë kur blej bileta gërvishtëse të Lotarisë Kombëtare mendoj se do fitoj, por 40 milionë lekë të vjetra është pak të them se më erdhën si surprizë apo si dhuratë, është më shumë se kaq. Isha i papërgatitur për këtë fitore kaq të madhe. Jam shumë i lumtur!” na tregon i emocionuar Edmondi duke ndarë me ne momentet e para kur ai zbuloi se ishte fituesi fatlum. Suprizën – rrëfen ai - e përjetova dy herë. Kishte blerë në pikën e shitjes disa bileta “Surprizat e Festave” dhe pasi zbuloi se kishte fituar disa çmime tek biletat e para, i erdhi radha biletës së fundit. “Më mbeti dhe bileta e fundit. Pashë që kisha fituar sepse pasi gërvishta biletën, nga gjashtë shifra, tre ishin të njëjta, shihja shifrën 4.000.000 dhe nuk e kuptoja sa ishin. Mendova 4 milionë lekë dhe aq shumë u gëzova sa nuk po më besohej.
Por surpriza ishte më e madhe kur biletën ia tregova shitësit. Më tha keni fituar 40 milionë lekë të vjetra. Nuk e besova! Mora biletën po e shikoja, të them të drejtën edhe duart po më dridheshin. Ishin 40 milionë lekë!”. Ashtu si Edmondit edhe babait të tij nuk i ishte besuar se djali i tij tashmë ishte bërë milioner falë Lotarisë Kombëtare. “Telefonova tim atë, i thashë që kisha fituar 40 milionë lekë. Nuk më besoi. (Qesh) Mendoi se po bëja shaka. Pasi konfirmova që kisha fituar, bisedova dhe me kompaninë dhe ata më thanë që jeni fitues dhe se duhet të paraqitesha në zyrat e Lotarisë Kombëtare në Tiranë”. “Shkova në shtëpi- tregon Edmondi më pas – nga gëzimi shtëpia ime ishte mbushur plot, kishin ardhur dhe familjarë që kemi aty afër për të uruar”. Tani që Edmondi ka fituar 40 milionë lekë falë biletave të Lotarisë Kombëtare, e ka marrë vesh gjithë Belshi. “Nuk më pushon as telefoni se më marrin, më urojnë”.Ai jeton në një fshat të vogël pranë Belshit. Me këto para-thotë- do ndihmoj familjen dhe jetën time. “Bileta e Lotarisë Kombëtare më dha një mundësi të artë për t’a nisur jetën nga fillimi”. Ndërsa thotë se nuk i ndahet biletave të Lotarisë Kombëtare, Edmondi na kërkon që të mos lëmë pa përmendur në rrëfimin e tij edhe një mesazh që ai ka në mënyrë të veçantë për gjithë shqiptarët: “Me zemër u them qytetarëve të Belshit dhe gjithë shqiptarëve të provojnë fatin e tyre. Lotaria Kombëtare më bëri të kuptoj se fati është në dorën tonë!”.
Lotaria Kombëtare do t’i shpërndajë publikut shqiptar përmes biletës gërvishtëse sezonale “Surprizat e Festave” më shumë se 585 milionë lekë të vjetra. Ndërkaq shumë lojtarë kanë mundur të fitojnë çmime të tjera shumë tërheqëse me këtë biletë gërvishtëse, e cila ka tre muaj në treg. Çmimet e kategorisë së parë janë më shumë se një dhe kategoritë e tjera ofrojnë po ashtu çmime shumë të larta, ndaj deri në fund të muajit Shkurt mund të njihemi me milionerë të tjerë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com