24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Simbol i demokracisë, sakrifica e tij për liri do të mbetet frymëzim për të gjithë brezat

24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Simbol i demokracisë, sakrifica e tij për liri do të mbetet frymëzim për të gjithë brezat

Në 24 vjetorin e vrasjes së Adem Hajdarit, Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se Hajdari do të mbetet në mendjen e çdo shqiptari si simbol i demokracisë. 

“12 shtatori i 24 viteve më parë është gdhendur në kujtesën e çdo shqiptari e në veçanti të çdo demokrati, si dita kur u vra pabesisht një simbol i demokracisë. Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore, mishëroi me veprën e tij vullnetin e një populli të tërë për t’u përballur me diktaturën komuniste dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë, të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare, që përmes angazhimit vetmohues e kthen politikën në një mjet në shërbim të së mirës, që nuk i tutet as dhunës, as krimit dhe as korrupsionit.

Ndaj emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve