Katër Korriku shënon ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Më 2 korrik të vitit 1776, Kongresi Kontinental votoi në favor të pavarësisë dhe dy ditë më vonë, delegatët nga 13 kolonitë miratuan Deklaratën e Pavarësisë, një dokument historik i hartuar nga Thomas Jefferson.

Prej nga 1776 deri në ditët e sotme, 4 korriku është festuar si lindja e pavarësisë amerikane, me festime që shoqërohen me fishekzjarre, parada, koncerte dhe mbledhje familjare të festuara me “barbecue”.

Por temperaturat ekstremisht të larta në Perëndim të SHBA-ve, kanë rritur shqetësimet për zjarre masive që mund të shkaktojnë fishekzjarret tipike të festës.

Si një masë paraprake, qytete të ndryshme, kanë anuluar shfaqjet e tyre të fishekzjarreve. Në vend të tyre për të ndriçuar “qiellin e Pavarësisë” do të përdoren qindra dronë të vegjël të pajisur me drita LED.

Teknikisht Dita e Pavarësisë është më datë 2 korrik por pasi ajo është data kur Kongresi e votoi dhe miratoi por u vendos data 4 për festime pasi në atë datë ajo u adaptua zyrtarisht. Jefferson dhe skuadra e tij bënë rreth 200 kopje të deklaratës  por deri më sot vetëm 26 kopje ia kanë dalë të mbijetojnë.

Por dita e 4 korrikut është konsiderohet ditë feste edhe për vende të tjera përveç Amerikës. Në Ruandë, 4 korriku shënon ditën kur Genocidi i Ruandës përfundoi në vitin 1994. Kjo njihet si Dita e Çlirimit. Ndërsa për ishujt Filipine, 4 korriku shënon datën kur vendi fitoi pavarësinë nga kontrolli kolonial i Shteteve të Bashkuara në vitin 1946.