246 efektivë i shtohen Policisë së Shtetit, ministri mesazh të rinjve: Mos u joshni nga krimi e korrupsioni, zbatoni ligjin ose do ndëshkoheni

246 punonjës të rinj i janë shtuar sot trupës së Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e diplomimit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi iu uroi atyre një sukses në rrugëtimin e ri që kanë nisur ndërsa u dha edhe një mesazh të rëndësishëm. Çuçi i inkurajoi efektivët e rinj që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi, pasi herët e vonë do ndëshkohen nga drejtësia dhe kur t’a kuptojnë gabimin do jetë shumë vonë për t’u kthyer pas.

Një këshillë, ministri u dha që të qëndrojnë larg presionit politik dhe të zbatojnë vetëm ligjin, ndonëse sipas Çuçit Policia shpesh herë është objekt i sulmeve të elitës së vjetër politike.

“Dua t’iu jap ca porosi këshilla, jo vetëm si ministër që mendoj që duhet ti keni parasysh gjatë rrugëtimit, mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi se jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit dhe ndëshkimin e ligjit, por edhe si korrupsioni dhe krimi do iu zhveshin nga dinjitet. Kur ta kuptoni këtë gjë do jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin. Mos u thyeni nga krimi, jeni të guximshëm, jo vetëm nga krimi por edhe nga politika që për fat të keq ende dhe ajo politikë  e mbrapshtë vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt sëardhmes, drejt zbatimi të ligjit. Policia vazhdon të jetë një institucionet që ka besimin më të lartë më komunitet, me të gjithë tentativat për ta përbaltur, vazhdon të jetë një nga institucione që gëzon besimin e publikut dhe shoqërisë. Jo vetëm të shoqërisë shqiptare, por si asnjëherë tjetër edhe besimin e partnerëve ndërkombëtar”, tha Çuçi.

Ministri u ndal edhe në buxhetin e ri për vitin 2023, ku theksoi se buxheti për Policinë e Shtetit këtë vit është rritur me 16% krahasuar me një vit më parë dhe në total investimet parashikohen të jenë 56% më tepër se 2022.

“Lajmi i mirë erdhi me buxhetin e ri për 2023, ku në tërësinë e tij në të gjithë buxhetin e policisë kemi rritje 16% buxhetin krahasuar me një vit më parë, për 75% të trupës policore kemi filluar që prej 18 tetorit një rritje page 155. Vjet me buxhetin trajtuam ata punonjës police që banonin jashtë qendrës së punës duke rritur pagat apo shpërblimet për to si pasojë e largësisë, këtë vit po rrisim për pjesën më të madhe të trupës policore 155 pagat. Do vazhdojmë atë që nisëm vitin e kaluar, rritjen e investimeve, që këtë vit do jenë 565 më shumë sesa viti 2022”, u shpreh ministri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se dëshira për t’u promovuar në karrierë e punonjësve të rinj duhet të mbështetet në aftësitë profesionale dhe integriteti i lartë moral.

“Ju këshilloj që ju të ëndërroni dhe ta keni misionin tuaj të lartë, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brenda strukturave të Policisë së Shtetit. Dëshira për t’u promovuar duhet të ecë paralelisht me punën dhe investimin nga secili prej jush. Për arritjen e këtij qëllimi, duhet të shoqërohet domosdoshmërisht nga një dhe vetëm një kriter. Integriteti i lartë dhe i pacënuar si individë, si profesionistë, si bashkëqytetarë me këdo ndaj të cilit do të zgjatet dora e rreptë, por e drejtë e ligjit”, tha Rrumbullaku.

Ceremonia e Diplomimit u zhvillua në Akademinë e Sigurisë, ndërsa sot 225 të rinj dhe të reja fillojnë kursin. Bashkë me ta u diplomuan edhe 82 studentë nga radhët e ekselentëve që zgjodhën t’i bashkohen Policisë së Shtetit ndërsa 42 të tjerë sapo kanë nisur shkollimin.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andon: 25/10/2022 09:36

    pa merak se nuk i afron njeri se jan qorra nje her max do lajn makinat hahah

    Përgjigju
    • Agjenti: 25/10/2022 12:45

      Ahahahahaa lot

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë