E kritikoi para disa muajsh, Rama ‘kthen sytë’ nga i riu që u shpall kampion bote ne bilardo! Kryeministri: Krenar për të rinj si Eklent Kaçi

E kritikoi para disa muajsh, Rama ‘kthen sytë’ nga i riu që u shpall kampion bote ne bilardo! Kryeministri: Krenar për të rinj si Eklent Kaçi

Eklent Kaçi

Krenar për të rinjtë shqiptarë si Eklant Kaçi,”-kështu shprehet kryeministri Edi Rama për 24-vjeçarin nga Laçi, i cili më 5 mars arriti të fitonte për herë të dytë titullin e kampionit të botës. Teksa nderon të riun Rama shpreh edhe habinë për shqiptarin, i cili në finale mposhti 10-7 spanjollin Francesco Ruiz Sanchez në disiplinën “10 ball”.

Mirëpo disa muaj më parë, pikërisht kur kryeministri priti me të drejtë si heroinë Luiza Gegën kampione Europe, Eklent Kaçi shkroi në rrjetet sociale: “Shumë urime Luiza Gega kampione Europe. Unë kampion Bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë me shpenzime personale. Edi Rama, po unë nuk meritoj respekt? Apo bilardo.”

Kjo kritikë e të riut duke se nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi sot konkretisht Rama ka shkruar:

“Woooowww

Krenarë për të rinj shqiptarë si Eklent Kaçi, i cili është është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën “10-ball”

Në turneun e zhvilluar në Las Vegas 24-vjeçari shqiptar nga Kurbini mposhti në finale numrin një në botë, spanjollin Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën here.”

Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7. Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Eklent Kaci përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit. Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë