Kampion bote në bilardo, Eklent Kaçi nderon sërish Shqipërinë

Kampion bote në bilardo, Eklent Kaçi nderon sërish Shqipërinë

Eklent Kaçi në sfidën e fituar

Sportisti shqiptar, Eklent Kaçi është shpallur kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e "dhjetëshit". Kurbinasi ishte më i mirë se spanjolli Francisco Sanchez Ruiz në Las Vegas, duke fituar me rezultatin 10-7. Ky është suksesi i tretë në tre vitet e fundit për Kaçin, që ka ngritur lart flamurin kuqezi.

Eklent Kaci përmbysi ndeshjen kundër kampionit të botës, me spanjollin që nuk ia doli të vendosë rekord me tre tituj kampion bote në tre disiplina të ndryshme brenda vitit. Nga 5-1 për spanjollin, Kaçi fitoi shtatë raunde radhazi për të përmbysur favoritin e duelit.

Tanimë kurbinasi përsërit suksesin e një viti më parë, aty ku u shpall kampion bote. Kaçi edhe në 2021 bëri një paraqitje për t'u mbajtur mend, duke marrë vetëm vendin e tretë.

Kështu, sportisti shqiptar u ngjit në majë të podiumit dhe arkëtoi çmimin e madh prej 60 mijë dollarësh për fitimin e Predator World Championship në disiplinën e dhjetëshit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 05/03/2023 15:57

    Super Respekte... ky djale ka 5 vite qe nderon ngjyrat kuq e zi ne nivelet me te larta dhe ska asnje sponsor shqiptar... normal qe big brother ka reklame me shume se 1 kampion bote prandaj atje eshte lume sponsori... shteti te reklamoje ate italianen qe mezi hyn ne top 30she ndersa ky eshte kampion vit pas viti dhe jam i bindur 80% e robve nuk e njohin... nejse urime Kaci

    Përgjigju
  • Urime: 05/03/2023 14:24

    Suksese Laçjani Enkelent Kaçi ! Urojme te marrë edhe Eklenti graden Kolonel sipas meritave !

    Përgjigju
    • Kistra: 05/03/2023 17:10

      Kur shpallesh kampion bote te takon grada Kolonel, por ky e perserite kete sukses per here te dyte, atehere cfare grade i takon? Po ndonje ceremoni a nderim nga institucionet a duhet te kete, apo protokolli eshte i zene? Cfare na ka dhene ky djale nuk ja japim dot, po te pakten mos e lini krejt ne harres se eshte gjynah!

  • A...Zh: 05/03/2023 13:49

    Nuk kisha pare ndonje ndeshje te ketij djali, por kete finale e ndoqa. Tiparet e tij kryesore pervec talentit, ishin qetesia e siguria prej kampioni. Urime e suksese djale!

    Përgjigju
  • redi: 05/03/2023 10:02

    Pse sportstet kane nje perkrahje masive nga populli kur ata nderohen me tituj boteror dhe europian? Aresyeja eshte tek talenti i tyre dhe energjia pozitivecqe percojne ne psikologjine e popullit Halle mash.Kjo eshte aresyeja qe Kaci nderon vetem por dhe populli e 5ij duke I dhene Emer vendit be bote dhe duke sponsorizuar dhe turizmin ne vendin Tobe.A NUK duhet nderuar Kaci nga oresisenti I Republikes per suksesin evnadh si kampuon bote?

    Përgjigju
    • Soi: 06/03/2023 17:44

      Pastjerster redy

    • edmond( koder rreshen): 05/03/2023 12:20

      Oo Redo ! Her tjeter mos shkruj mas ores dhjet te darkes,se je pergjumshem dhe te ngaterrohen germat .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'