Uron Gegën, por bilardisti kampion reagon i irrituar: Po unë nuk meritoj respekt?

Uron Gegën, por bilardisti kampion reagon i irrituar: Po unë nuk meritoj respekt?

Bilardisti Eklent Kaçi

Reagimi i menjëhershëm i politikanëve, kryesisht i kryeministrit Edi Rama, për arritjen historike të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione Europe në atletikë, ka nxitur reagimin e bilardistit Eklent Kaçi. Ky i fundit vite më herët është shpallur kampion Bote dhe Europe, ndërsa edhe aktualisht përfaqëson flamurin në nivelet më të larta.

Kaçi në rrjetet sociale ka uruar Gegën për arritjen, por duket i indinjuar se përse për të nuk kujtohet njeri, duke kërkuar edhe vëmendjen e kryeministrit. Konkretisht bilardisti ka shkruar:

“Shumë urime Luiza Gega kampione Europe. Unë kampion Bote, kampion Europe duke përfaqësuar Shqipërinë me shpenzime personale. Edi Rama, po unë nuk meritoj respekt? Apo bilardo.”

Eklent Kaçi është vetëm 23 vjeç, ndërsa prej moshës 8-vjeçare ka nisur të merret me sportin e bilardos.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 24/08/2022 07:12

    Kete duhet t ia kerkish ministres sepse ajo e ka per detyre .

    Përgjigju
  • Para Laci: 21/08/2022 21:25

    Eklent Kaci ke shume te drejte emni jot ka ba buje ne tane boten,te kena pa dhe njek ne kanalet televisive Evropiane si EUROSPORT dhe ARENA SPORT por kta politikant tane te tan e lujn bilardon per vedi por me u kujtu per ty nuk ju bjen bija menes,ka munsi po te kishe ken femen kan ken tu te ngrejt ne qiell.

    Përgjigju
  • redi: 21/08/2022 16:52

    Reagimi shume i drejte por dhe kritike per politikanet qe nuk vleresojne Jacin si kampion bote dhe europe me flamurin shqiptar .Bravo per reagimin ,je te drejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja