Aktorja Lindsay Lohan shpeshherë ka qenë një imazh i lakmuar nga të tjerët.

Ndërsa dëshirës për tu dukur si ajo nuk i ka rezistuar as gjysmë-motra e saj Ashley Horn.

Motra e saj nga i njëjti baba ka treguar se ka shpenzuar plot 25 000 dollarë për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.

ashley horn

(Motra me të njëjtin baba e Lindsay Lohan)

E gjitha kjo për tu dukur si Lohan.

18 vjeçarja ka kryer pesë operacione plastike në mënyrë që të ngjajë me aktoren.

Ajo ka treguar për “Touch Magazine” se ndërhyrjet kanë konsistuar në pjesën e mjekrës, në pjesën e mollëzave për tu dukur më të fryra dhe në hundë.

lindsay lohan

(Lindsay Lohan)

Ajo ka shprehur për revistën e huaj se qëllimi ka qenë të duket si Lindsay në ditët e saj më të mira, në moshën 18,19 vjeçare.

Duket se ka mbetur e kënaqur nga e gjitha kjo pasi ka 18 vjeçarja ka thënë:-“Jam më “e nxehtë" se Lindsay dhe nuk kam problem ta them këtë”.

E pyetur në lidhje me motrën e saj, Ashley ka shprehur se dëshira për ti ngjarë në paraqitje ska të bëjë fare me personalitetin e saj.

ashley horn
(Ashley Horn para operacioneve që ka kryer)

Ajo ka theksuar se nuk i pëlqen jeta që ka bërë Lindsay dhe se qëndron larg problemeve, alkolit dhe drogës.

“Më pëlqen të jem një person i përgjegjshëm”, ka shtuar më tej ajo.

Redaksia online
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)