25 plazhet më të mira të botës

25 plazhet më të mira të botës
Kur dielli jo vetëm shndrit, por edhe djeg e përvëlon, çdokujt i zgjon fort dëshirën për të gjetur freskinë në ujërta e planetit. Lumenj, liqene, dete dhe oqeane, të gjitha ia vlejnë për të programuar pushimet e vitit. Por mes qindra altenativave, për çdo vit spikasin më të bukurat, më të mirat, më të pastrat plazhe. Ndoshta jo kushdo mund të shkojë deri në ato vende që joshin me pamjet e tyre të jashtëzakonshme, por gjithnjë është mirë të dish cili do të ishte plazhi yt ideal. Këtë vit Tripadvisor, sajti i turistëve, ka bërë klasifikimin e tij, të bazuar nga sondazhi i vizitorëve. Dhe ka shpallur Traveller’s Choice Beaches Destinations Aëards 2012, -Plazhet më të mira 2012, të përzgjedhura nga udhëtarët e botës.

MË TË MIRËT E BOTËS
Janë 181 lokalitetet bregdetaret më të mira në mbarë botën dhe në 21 zona gjeografike të përfshira në klasifikimin e Tripadvisor. Plazhe të mrekullueshme me ujë të kristaltë dhe rërë të bardhë.…dhe sigurisht shërbime. Të gjitha së bashku vlerësohen nga turistët. Dhe fituesi për herë të dytë i klasifikimi të Tripadvisor është … Providenciales. Plazhet e këtij ishulli në Karaibe janë mjaft të preferuarat nga familjarët dhe çiftet e reja që i zgjedhin si destinacione për muaj mjalti. Arsyeja është mospopullimi i tyre. Romanticizmin e këtij vendi e shton natyra dhe zbulimi i plot gjireve të vogla e të panjohura. Edhe vendi i dytë mbetet në Karaibe, këtë herë ishulli Aruba, më saktë plazhi Palm/Eagle Beach. Ai është mjaft i preferuar për sportet ujore dhe zhytje. Ishulli i gjatë vetëm 20 milje mund të eskplorohet edhe me bicikletë. Nga Karaibet drejt Meksikës, ku Tulum është i rendituri në vendin e tretë. Ai përkufizohet si një relaksim dhe romancë në një kënd të lashtë të botës. Një përzierje e rrallë e arkeologjisë i plazhit dhe fshatit ku nuk mungojnë masazhet tradicionale dhe trajtimet spa. Por, nëse arrini të shkoni
ndonjëherë atje, këshilla e turistëve është që moë humbni plazhet e mrekullueshëm e Jukatan. Plazhi i katërt është ai i Negril në Xhamaikë, ku ata që adhurojnë diellin mund të bëjnë banjo topless. Sigurisht natyra edhe në këtë plazh nuk i ka kursyer mrekullitë e saj. Jemi sërish në Karaibe!
Vendi i pestë e kthen vëmendjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë plot 8 plazhe në klasifikimin e 25 plazheve më të bukura të botës. Më i miri mes tyre Saint Pete Beach në Florida. Po këtu spikasin Myami Beach, Daytona Beach dhe Fort Lauderdale, përkatësisht në vendin e 9- të, 17 dhe 18-të. Ndërsa në Karolinën e Jugut mbretëron Myrtle Beach dhe në Virxhinia Virginia Beach. Havai? Destinacioni mit hyn në këtë klasifikim me dy plazhe, Honolulu dhe Lahaina, përkatësisht në vendin e 15-të dhe të 19-të. Në vendin e gjashtë është Borakaj në Filipine me disa plazhe të rekomanduara, të cilat e përjetësojnë në klasifkimin e plazheve më të mira të botës. Ndërsa në vendin e shtatë renditet Kankun në Meksikë, i shquar për plazhet e artë dhe mundësi mjaft të mira për të gjitha llojet e pushimeve. Prej këtej mund të kalohet për në Tulum. Gjithashtu plazhe të tjera meksikane në klasifikim janë edhe Cabo San Lucas dhe Playa del Carmen.
Punta Cana në Republikën Domenikane, është renditur në vendin e tetë dhe është një mundësi pushimi plot alternativa resortesh all inclusive.
Mjaft i preferuar si nga turistët europianë ashtu edhe amerikanë. Dy plazhet e Kubës, Varadero dhe Cayo Coco janë gjithashtu ndër plazhet më të mira të botës, ndërsa në krah të tyre qëndrojnë edhe dy destinacione nga Egjipti. Dhe nga Karaibet në Detin e Kuq ku spikasin plazhet e Sharm El Sheikh, në vendin e 16-të
dhe Marsa Alam ku mund të pushoni shumë pranë shkretëtirës arabike. Nuk mbetet pa u përfshirë edhe Brazili, me plazhet e Rio De Janeiros të renditura në vendin e 23-të.

TURQIA MBRETËRESHA BEFASUESE E EUROPËS!
Në klasifkimin botëror, Turqia, një nga destinacionet më popullore të shqiptarëve, është renditur me dy plazhe jo fort të njohura për ne. Kështu në vendin e 14 të klasikimit botëror, por në krye të plazheve më të mira europiane për këtë vit është Ë, i cili është konsideruar nga një destinacionet më të pastra të rivierës turke. Gjithashtu Icmeler krijon mundësi mjaft të mira pushimi në natyrën e egër të gjireve që mund të eksplorohen nëpërmjet një udhëtimi me barkë. Edhe Antalia ku
shkon pjesa dërrmuese e turistëve shqiptarë ka hyrë në listën europiane por gjithsesi thuajse në fund të saj. Por nëse Turqia është kryedestinacioni i këtij viti, për nga renditja, Spanja është kryedestinacioni për nga larmia e plazheve. Nga 10
plazhet më të mira të kontinentit të vjetër, pesë prej tyre janë në Spanjë. Më i miri mbetet Puerto Alcudia, i renditur në vendin e fundit të klasifkimit botëror, por në vendin e tretë në Europë. Ajo që bën çudi është fakti se plazhet e Italisë, Greqisë, Francës, apo Kroacisë nuk janë fare në listë.


(Shkrimin e lexoni edhe në numrin e sotëm të suplementit "Fundjava" në gazetën Shqiptarja.com)

(aq/FUNDJAVA/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore

Pushimet mbaruan, nesër nis sesioni i ri parlamentar/ Pikat e nxehta: Xhaçka, interpelancat dhe mbetjet toksike! Nuk mbeten pas diskutimet për reformën zgjedhore