25 prilli/ Braimllari: Synojmë 4 mandate në Korçë! Të larguarit nga LSI të kapur nga Rama, shiten si fitore në PS

Teksa na ndajnë më pak se 70 ditë nga zgjedhjet parlamentare në 25 prill, LSI po i jep dorën e fundit organizimit të listave të kandidatëve në qarqet e vendit. Drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Korçës, Endrit Braimllari thotë se LSI synon të marrë 4 mandate në qark.

Në një intervistë për Report Tv, Braimllari deklaroi se lista e kandidatëve për deputetë në këtë zonë, ka një përbërje të madhe nga përfaqësues kryesisht nga Korça, Pogradeci, Kolonja dhe se janë personazhe që janë gjatë gjithë kohës në shërbim të njerëzve.

"LSI i është nënshtruar një procesi organizativ të brendshëm në përzgjedhjen e listës dhe drejtuesve politik në qarqet. LSI po mbyll testimet e fundit në terren. Shumë shpejtë do të kemi një listë të plotë. Do ketë profesionistë të rinj dhe të talentuar. Po mendohet për një listë përfaqësuese. Beteja jonë është për të nxjerrë vendin nga varfëria. Po përgatisim ekipin më të mirë që do i shërbejë vendit. Lista do jenë përfaqësuese dhe transparente me zonën ku do jenë kandidatët për deputetë. Do jetë një listë e mirëmenduar, do ketë përfaqësues nga Korça, Pogradeci, Kolonja me qëllim që të përfaqësohet nga e gjithë zona. Ka të bëjë me përfaqësues në shërbim të komunitetit. Rezultati i LSI-së në qarkun e Korçës si dhe në të gjitha qarqet do jetë historike. Ne po punojmë fort në Korçë që LSI të përfaqësohet me 4 mandate në këtë qark" - tha Braimllari.

Braimllari ka prekur dhe situatën e krijuar nga koronavirusi në vend për të cilën ka shprehur kritika, kryesisht për qytetin e Korçës. Sipas tij, spitalet rajonale nuk janë të përgatitura për të pritur pacientët me COVID ndaj ata detyrohen që të dërgohen në spitalet COVID në Tiranë. Braimllari gjithashtu thotë se goditja e biznesit në Korçë ndihet shumë.

"Ajo ç'ka vihet re në qarkun e Korçës, njësoj si në çdo vend tjetër, ka një dështim. Qeveria po përdor masat antiCOVID si propagandë. Nuk ka efikasitet në këto masa. Ka një kaos në menaxhimin e sistemit shëndetësor. Spitalet rajonale nuk janë të përgatitura për të pritur pacientët me COVID ndaj dhe pacientët në Korçë transportohen në Tiranë. Ndaj dhe spitalet COVID në Tiranë janë mbushur plot. Edhe roli i mjekut të familjes në Korçë mungon. Ka një mostransparencë të kapaciteteve testuese. Në Korçë ndihet goditja e biznesit vendas për shkak të pandemisë. Ka një dështim total të qeverisë e cila e ka fokusin e saj në apelin që i bën qytetarëve por jo në masat që duhen marrë" - tha Braimllari.

Gjithashtu Braimllari i është përgjigjur dhe akuzave të kryeministrit ndaj Presidentit Meta për të cilin thotë se lëviz gjatë natës në makina pa protokollin përkatës. Braimllari i kundërpërgjigjet duke thënë se gjatë një vizite të kryeministrit në Korçë, sipas tij, eskorta e Ramës bllokoi qarkullimin rrugor në gjithë qytetin.

"Unë jam dëshmitar se si në Korçë kur kryeministri i vendit erdhi për të bërë propagandën e tij, u bllokuar i gjithë qyteti nga eskorta e tij. Të gjithë panë se si kryeministri drekonte në restorantet e oligarkëve në Korçë. Edi Rama është në panik total në humbjen që do ketë në zgjedhjet e 25 prillit. Është i frikësuar nga roli i LSI-së. LSI është një parti që përfaqësohet në masën më të madhe nga të rinjtë. Rama është zhytur në llumin politik" - tha Braimllari.

Ndërkohë për largimet nga LSI drejt PS-së, Braimllari tha se ato personazhe, prej kohësh nuk janë angazhuar në LSI dhe janë të kapur nga Rama.

"Nuk besoj, e them me bindje të plotë që ato rrjedhje në qarqe të ndryshme janë prej kohësh. Janë personazhe të kapur nga Edi Rama. Ata që shiten si fitore nga PS, prej kohësh nuk janë të organizuar në strukturat e LSI-së" - tha Braimllari.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama duke folur nga Vlora, tha se Meta ka kohë që nuk është një president e duke hedhur akuza të forta se "lëviz natën pa protokoll". Ndërkohë Presidenti ka ngritur alarmin mbi situatën e koronavirusit në vend duke e cilësuar të rëndë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Radaneci: 20/02/2021 00:11

    Ne Korçe do fitosh zero vota.Korça eshte me Rilindjen.

    Përgjigju
  • Korca: 19/02/2021 21:33

    Topet e dashit do marresh ne Korce o fshatar, korcaret edhe ne fshatra jane te me te qyteteruar e fisnike, qark te veshtire te ka dhene baba likja,si duket iken per lesh.

    Përgjigju
  • korcari: 19/02/2021 20:42

    hahahaha sa paske pire o jet po sa viza te ka dhene mona o derzi e ku ne korce do marresh 4 ti s merr dot nje jo aq vazhdo me fantazine se ate te ilirit do marresh ne fund

    Përgjigju
  • mond: 19/02/2021 19:35

    Jo mo pak i ke 4, po merr nja 5-6 te jesh brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim