Thirrjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sigurimin e pajisjes që do mundësojnë teknologjinë i është përgjigjur vetëm një kompani, “Smartmatic”, një kompani angleze e cila për të siguruar pajisjet elektronike për identifikimin biometrik kërkon rreth 21 mln dollarë.
Nënkomisionerja Lealba Pelinku thotë se negocimi i kontratës me kompaninë që është ofruar do të realizohet vetëm pas vlerësimit të kritereve.
“Ligji për prokurorimin publik e njeh si të suksesshme procedurën dhe me një ofertues të vetën. Jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave. Komisioni do të shqyrtojë kualifikimin e kompanisë nëse i plotëson kriteret dhe më pas do të kalojë te vlerësimi i zgjidhjes teknike që ka ofruar kompania. Nëse kjo fazë përfundon me sukses do vijohet më pas me negocimin e kontratës”, u shpreh Nënkomisionerja.
Kompania “Smartmatic” një vit më parë realizoi votimin elektronik të zgjedhjeve brenda PS. Për Lealba Pelinkun nuk përbën problem.
“Është një kompani private dhe nuk ka fare pse të paragjykohet për këtë. E rëndësishme është që procesi deri më tani është kryer me transparencë”, shprehet Pelinku.
Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik do të jetë procedurë më vete.
“E sigurt është që është procedurë më vete, do të jetë një projekt që nuk afekton projektin e identifikimit elektronik”, tha ndër të tjera Pelinku.
Si e zgjedhur nga opozita, a është konsultuar Lealba Pelinku me PD?
“Nuk kam pasur dhe nuk e shoh nevojshme që të kem”, thotë Pelinku.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.5%
-
Pak
83.7%
-
Nuk e di
9.8%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48
-
Kush i numëron vota e 11 majit? KQZ ndan rolet
23 Mars, 14:17