LISTA E PLOTË/ KQZ çon për verifikim të thelluar 28 kandidatë për deputetë, emrat dhe partitë! Celibashi: Përfundimisht emigrantët nuk votojnë (VIDEO)

28 do të jënë kandidatët për deputetë që do t'i nënshtrohen një verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjitshme. KQZ ka çuar emrat nga listat e thuajse të gjitha partive. 5 janë nga koalicioni ABEOK, 2 nga Bindja, 2 Lëvizja për Ndryshim, 1 partia lëvizja e Re, 6 LSI, 2 Nisma Thurje, 4 PD, 3 social Demokrate, 3 nga PS.

Lajmin e ka dhënë sot në një konferencë për mediat Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve  Deklaratat e ambasadores Kim për kandidatin e PSD për deputet Tom Doshi Celibashi tha se janë të shëndetshme.

Celibashi u shpreh për votën e emigrantëve se në këto zgjedhje është e pamundur.  Për këtë ai i bëri të gjithë përgjegjës, duke filluar nga KQZ dhe qëndrimet e palëve politike.

Sipas tij është e çuditshme pasi publikisht opozita dhe qeveria kanë thënë dhe janë deklaruar se i kemi për të gjitha përpjekjet. Sipas tij ky proces nuk është shumë i thjeshtë, kërkon angazhime të mëdha dhe çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të ketë një konsensusi të plotë.

Sa i përket fletës së votimit Celibashi theksoi se duhet të presim vendimin e Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin e PS ndaj vendimit të KAS.

 

Lista e plotë e kandidatëve të dërguar për verifikim

  • Koalicioni ABEOK
  • Altin Gjeloshaj
  • Elsa Voka
  • Daniel Prroj
  • ErvisBeu
  • Ido Pashaj
  • Bindja Demokratike
  • ArsenBelaj
  • BahriShabani
  • Lëvizja për Ndryshim
  • DashamirTahiri
  • ArdianGjoka
  • Lëvizja e re
  • IlmiKuka
  • LSI
  • Arber Arifaj
  • AshimTafilaku
  • Elton Ismaili
  • Ferdinant Aligjoni
  • Ilir Hysi
  • Artur Baku
  • Nisma “Thurje”
  • Boris Shakaj
  • Napolon Laska
  • PD
  • Agron Kapllanaj
  • Gentian Muca
  • Rezeart Tusha
  • Zef Hila
  • Partia Socialdemokrate
  • Kleo Murataj
  • Tom Doshi
  • Serdar Hoxha
  • Partia Socialiste
  • Artan Bitri
  • Halim Dauti
  • Leonard Beqiri

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Celibashi: Vota e emigrantëve në këto zgjedhje nuk do të jetë e mundur përfundimisht

Emigrantët nuk do të votojnë më 25 prill. Pas shumë deklaratash se po bëhen të gjitha përpjekjet për të mundësuar votën e diasporës, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi  pranoi për herë të parë dështimin e këtij projekti.

“Për këto zgjedhje nuk do jetë e mundur vota e emigrantëve përfundimisht”, tha Celibashi.

Celibashi sqaroi se KQZ nuk kishte kohën e duhur për të hartuar infrastrukturën ligjore dhe teknike që shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, të shprehin vullnetin e tyre me votë.

"Në një lloj mënyre të gjithë jemi përgjegjës, për KQZ jemi përgjegjës për faktin që në kohën që na lanë në dispozicion duhet t’i kishim përgatitur të gjitha, për infrastrukturën ligjore dhe teknike, dhe gjithë pyetja që unë bëj të paktën me përgjegjësinë e KQZ-së është kj", tha ai

Por edhe nëse do të ngrihej infrastruktura e nevojshme Celibashi ngre një tjetër shqetësim, mungesën e votuesit. Sipas tij, është në numër i papërfillshëm emigrantësh që kanë shprehur interesin për të votuar. Përgjegjëse bën edhe palët politike, të cilat sipas tij, duhet të nxisin emigrantët të regjistrojnë vendbanimet.

"A ishte realiste kërkesa që në më pak se 6 muaj të përgatiste të gjithë kuadrin ligjor, pra praktikisht të bënte një kod të ri  zgjedhor nga e para? Nëse dikush thotë “po”, për 6 muajsh mund ta kishit bëtë këtë, atëherë e kemi ne përgjegjësinë, por nëse pyesim a i kemi votuesit, se nuk dua të komentoj pastaj qëndrimet politike, mendoj se sikur pjesa e qeverisë akuzon opozitën se nuk e ka dashur, dhe e kundërta, nuk e di se ku është e vërteta pasi publikisht opozita dhe qeveria kanë thënë dhe janë deklaruar se i kemi për të gjitha përpjekjet. Ky proces nuk është shumë i thjeshtë, kërkon angazhime të mëdha dhe çfarë është më e rëndësishmja është se duhet të ketë një koncensusi të plotë, është njësoj si të hartosh rregulla ku njëra palë nuk i pranon dhe t’i thuash hajde hy në garë”, tha Celibashi.

Partia Socialiste dhe opozita jashtëparlamentare ranë dakord në Qershor të vitit të kaluar për të mundësuar votën e emigrantëve. Në këshillin Politik, përfaqësuesit e secilës palë vendosën ndryshimin e Kodit Zgjedhor që ti delegonin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përgjegjësinë për të mundësuar votimin nga jashtë vendit për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Shqipërisë. Por për tu pajisur me dokumentacionin për votimin nga jashtë, emigrantët duhet të regjistronin vendbanimet e tyre. Për këtë arsye, qeveria hapi në E-Albania portalin për regjistrimin e emigrantëve, por  ky hap nuk mjaftoi për tu mundësuar atyre votën më 25 prill. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muza: 26/03/2021 20:13

    Nuk votojn emigrantet spese krejt politica shqipetare nuk e do nje gje te till kapen ne 1 milion problema so dicka shum e veshtir por shikoni ne Kosovo sa mire votojn emigrantet kosovar. Spese politikanet e tyre nuk Jan zagar si te shqiperis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri