25 prilli/ Majko për Report Tv: Strategjia e PS-së me listat është e duhura! Basha nuk merr dot vendime me Metën në skenë! Opozita bllokoi votën e emigrantëve

Ministri i Shtetit për diasporën Pandeli Majko tha gjatë një interviste për Report Tv se strategjia e PS për të vendosur në limitet e listës fituese figura të rëndësishme të partisë do sjellë rezultat në 25 prill. Majko shtoi se veprimet e presidentit Meta dhe lista e PD po i çon socialistët drejt mandatit të tretë. Majko shprehu keqardhje që emigrantët nuk do votojnë në këto zgjedhje dhe sqaroi se pengesë u bë opozita 

Vendosjen në kufijtë e listës fituese të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Pandeli Majko e cilëson strategji fituese.

"Është e duhura, se ndryshe do të dukej sikur ne të vjetrit këdo të kërkonim vota për veten tonë. Ky është princip që kemi ndjekur, dhe i bëjmë të qartë votuesve në këtë formë që ajo që ka rëndësi është kontributi për qytetarët", deklaroi ministri. 

I pyetur për kundërshtarët politik, Majko tha se nuk beson se qytetarët e Tiranës do të votojnë kryetarët e partive të vogla

"Do të doja figura më simbolike të opozitës,do isha në pozitë të vështirë sot me tiranë  nëse dhe unë do i kisha ofruar votuesve disa kryetarë partish, qytetarët e kanë të vështirë të votojnë për tufën e kryetarëve që kanë në list"

Për Pandeli Majkon veprimet e presidentit meta po ja lehtësojnë fitoren partisë socialiste

"Ka një konkurrencë aspak të përshtatshme për të bërë të qarte se kush është drejtuesi i opozitës, konkurrenca të tilla shpreh dobësi të atyre që kemi përball, na bën më të vendosur që fitorja do të jetë e sigurt. Nëse pala tjetër  pretendon të fitoj siç dëshiron, do të ishte problem për PD pasi duhet negocim për drejtuesit e partive. Përveç postit të kryeministrit Lulzim Basha  do ta kishte vështirë vendimmarrje për të ardhmen e këtij vendi, pasi  votohet për Bashën por  vendimet i merr dikush tjetër", tha ai. 

Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit Majko tha se mungon vullneti përfaqësuesve të opozitës në KQZ. 

Me gjithë kërkesën tonë përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk kanë pranuar ti votojnë për arsye të natyrës politike e kanë menduar aplikimin si një sukses të maxhorancës.

VIDEO/Intervista e plotë

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari