25 prilli, Meta: Ndërshkoni ato që ju blejnë votën! Do kemi klimë të përmirësuar pas zgjedhjeve

 

Nga Saranda ku ishte në mbështetje të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e 25 prillit është dita e demokracisë.

Teksa kërkoi nga qytetarët që të ndëshkojnë të gjithë ato që bëjnë presion me vendin e punës apo përpiqet t'ju blejë votën.

“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit por do të ketë klimë të përmirësuar. Pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum e popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe për të marrë në duar të tij, fatet e veta dhe familjes së tij. Unë i garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. Unë u bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me format e tjera. Duhen ndëshkuar ata që përdorin instrumente të pandershme. Të ndëshkohen më ashpër të gjithë ata që ofrojnë para në këmbim të votës sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës nuk mund të jetë i barabartë me vlerën e një monedhe” – tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta flet nga Saranda për marrëveshjen e detit me Greqinë: Rama nuk ka bërë asgjë transparente siç e meriton një çështje e tillë


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE

Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE