SARANDË-Presidenti Ilir Meta në kuadër të mbështetjes që i jep Aleancës për Dhurimin e Gjakut, ka zhvilluar sot një vizitë në Sarandë.
Presidenti ka zhvilluar një takim me dhuruesit e gjakut, të cilët këtë herë ishin të gjithë shtetas të huaj me banim në Sarandë.
Presidenti e ka cilësuar Dhurimin e Gjakut si një kauzë shumë fisnike, e cila në ditët e sotme të pandeminë merr edhe një rëndësi më të veçantë.
I pyetur për marrëveshjen e detit me Greqinë, Presidenti Meta ka thënë se kam qenë për një zgjidhje të drejtë, kushtetuese dhe Normave ndërkombëtare, ndërsa nga kryeministri Rama nuk ka patur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, sic e meriton rëndësia e një çështjeje të tillë.
'Nuk kam asnjë arsye të veçantë pse të bëj komente të veçanta nga Saranda. Ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese të kërkuar nga opozita asaj kohe dhe kryetari i opozitës që sot është edhe kryeministër, Edi Rama. Kam qenë për zgjidhjen e drejtë dhe të gjitha veprimet e mia kanë qenë komform kushtetutës, ndërkohë që për fat të keq nga ana e kryeministrit nuk ka pasur as transparencë apo një bashkëpunim të besueshëm siç e meriton kjo çështje e një rëndësie kaq të madhe. Duhet të zgjidhet në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe kësaj i shërben vetëm transparenca.'- tha Meta.
Nga Saranda ku ishte në mbështetje të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, presidenti Ilir Meta tha se zgjedhjet e 25 prillit është dita e demokracisë.
Teksa kërkoi nga qytetarët që të ndëshkojnë të gjithë ato që bëjnë presion me vendin e punës apo përpiqet t'ju blejë votën.
“Nuk do të ketë klimë të rënduar pas 25 prillit por do të ketë klimë të përmirësuar. Pas asaj dite që unë e vlerësoj si referendum e popullit shqiptar për të rivendosur demokracinë dhe për të marrë në duar të tij, fatet e veta dhe familjes së tij. Unë i garantoj të gjithë se askush nuk do të guxojë të prekë votën e një qytetari të Sarandës apo të Shqipërisë. Unë u bëj thirrje të gjithëve të votojnë kundër çdo force politike që u bën presion qytetarëve me vendin e punës apo me format e tjera. Duhen ndëshkuar ata që përdorin instrumente të pandershme. Të ndëshkohen më ashpër të gjithë ata që ofrojnë para në këmbim të votës sepse dinjiteti i çdo qytetari të Sarandës nuk mund të jetë i barabartë me vlerën e një monedhe” – tha Meta.
Ik ore hajdut.Bene moral nje plehre si ky,imorali.
PërgjigjuNe zgjedhjet e kalume nji i afert, u hoq nga puna ne lezhe se nuk votoj lsi,partine e familjes se kti KATRORI. Te shkretet na kush e keshillon kete popull
PërgjigjuO metmuti hajduti.
Përgjigju