25 të burgosur vriten pas një
përleshje në një burg të Brazilit

25 të burgosur vriten pas një<br />përleshje në një burg të Brazilit
Rreth 25 te burgosur kanë mbetur të vrarë nga përleshjet mes grupeve rivale në një burg në veri të Brazilit. Siç bën të ditur BBC, incidenti ka ndodhur në Boa Vista gjatë orarit të vizitave. Mbi 100 vizitorë u morën peng, por shumë prej tyre u liruan dhe shpëtuan.

Krimet që u raportuan nga brenda ishin cnjerëzore. Raportohet se shtatë të vdekurve u është prerë koka koka, ndërsa gjashtë të tjerë janë djegur të gjallë për vdekje.

Të burgosurit thuhet se kanë qenë të pajisur me thika dhe shkopinj druri.

Në këtë burg u raportua se qëndrojnë të burgosur më shumë sesa janë kapacitetet e burgut.

Qeveria tha se numri i viktimave mund të jetë më i lartë se kaq.

Dhuna nisi në një qeli për të vijuar më pas në sesionet e tjera të burgut.

Ky burg ka mbi 1400 të dënuar, ndërkohë që kapaciteti është për 740 të dënuar.

Brazili ka ndërtuar madje burgun më të madh në botë, me kapacitet, 600 mijë të burgosur.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve