
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe ish komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi janë nga sot të kallëzuar në SPAK për akuzën e rëndë të ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ por edhe ‘të shpërdorimit të detyrës’. Por sa rrezikojnë ata të dënohen nëse do të shpalleshin fajtorë pas një hetimi të SPAK. Neni 79 i Kodit Penal parashikon për këtë akuzë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Në rastin e Berishës, Bashës dhe Prendit ata do të dënoheshin sipas pikës ‘dh’ të këtij neni, pra vrasje kundër dy ose më shumë personave.
Neni 79/ Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Lajmi kryesor:
21 Janari/ Berisha, Basha dhe Ndrea Prendi nën akuzë për vrasje dhe 'shpërdorim detyre'! Ministri i drejtësisë dorëzon në SPAK kallëzimin penal
K.T.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
55.8%
-
JO
35.4%
-
NUK E DI
8.9%
Vota total: 495
Lajme të tjera
-
Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në SPAK, është thirrur për hetimet mbi privatizimin e një ish fabrike buke
30 Janar, 10:31
-
S’kanë fund ‘telashet’ për Kejvinën, pas sherrit me Luizin, SPAK kërkon konfiskimin e automjetit të saj! Modelja 'merr pushim' nga rrjetet sociale
29 Janar, 21:59
-
Balla-opozitës: Në tragjedinë e '21 janarit' dhe 'Gërdecit' pati shqiptarë të vrarë, prandaj s’kanë krahasim me dosjen e ish-zyrtarit të lartë
28 Janar, 13:16
-
PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim
28 Janar, 11:30
-
VIDEO/ Si e shpjegonte Altin Dumani, mos thirrjen e Shkëlzen Berishës në Prokurori për Gërdecin
27 Janar, 22:14
-
21 janari në SPAK/ Imeraj: Kushdo që ka dijeni se Berisha apo Basha urdhëruan vrasjet e 4 protestuesve, le të dëshmojë! Gjokutaj: Çështje maratonë për interesa politikë
27 Janar, 22:14
-
Dosjet e ‘nxehta’, Shkelzeni në SPAK e dëshmia e gjeneral Hoxhës acaruan Berishën?!
27 Janar, 20:00
-
Lidhja e Ramës me McGonigal, Salianji letër SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme: Lajmet indicie që të nisin hetimet
27 Janar, 14:07
-
Mero Baze: Të gjitha gënjeshtrat rreth historisë shqiptare të ish zyrtarit të FBI
26 Janar, 21:41
-
Nga aksionet në peshkim, ndërtim e pika karburanti, kush është Emirjan Beu, një nga kokat e bandës së kokainës në Durrës
26 Janar, 20:50
-
Arrestimi i zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë, Toni Gogu: Po hetohet se ka shkelur ligjin në SHBA, PS s’ka pse trembet
26 Janar, 18:08
-
Ylli Pata: Kaosi në Kuvend, pse qëllimi nuk ishte të pyetej Edi Rama por të sfumohej lajmi më i madh i ditës
26 Janar, 13:12