25 vite bashkë në të mirë dhe në të keq.Çifti Obama ditën e djeshme ka festuar 25-vjetorin e martesës.
 
Për të kujtuar këtë ditë të veçantë, ish Zonja  e Parë Michelle Obama ka postuar në rrjetin social tëitter foton kur ajo është bërë nuse dhe sigurisht në krah kishte ish presidentin aq shumë të dashur nga të gjithë Barack Obama.
 
 “Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli , ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë dhe je njeriu më i jashtëzakonshëm që unë njoh. Të dua!” shkruan Michelle nwna e dy vajzave.
 
Dhe në foto duket se vitet nuk kanë kaluar dhe ata janë po aq të lumtur dhe të dashuruar si ditën e parë, një mesazh që ata e kanë përcjellë në çdo dalje publike, qoftë kur ishin në krye të SHBA-së por edhe sot.

michelle

Postimi I Michelle Obama

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com