Kishin mbetur vetëm pak minuta para se Cristiano Ronaldo të zbriste në fushë, por ndeshja Al Nasr-Neftchi Fargona në Arabinë Saudite është shtyrë. Shkak është bërë alarmi për sulme që u dëgjua ne stadiumin e Riadit në Arabinë Saudite, ndërsa shpejt pjesa më e madhe e tifozëve u largua.
Ndeshja duhet të niste në orën 20:15, por nuk nuk nisi dhe ende nuk dihet se kur do të luhet. Ajo ishte e vlefshme për Champions League e Azisë.
Arabia Saudite muajin e fundit ka qenë me alarm të kuq, ndërsa të shtunën ndodhet edhe sulmet më të frikshme. Huthit, të cilët morën autorsinë e sulmit në aeroportin e kryeqytetit vranë 12 persona dhe plagosën 309 të tjerë.







Komente
Komento