Në aktivitetin për 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se lidhjet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë janë shumë të hershme, ndërsa shprehi edhe një herë tjetër mirënjohjen për Papa Françeskun për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe lumturimin e 38 martirëve.
"Lidhjet mes nesh, datojnë shekuj përpara. Mirënjohës Papës për shenjtërimin e Nënë Terezës, e cila mishëron vlerat e trashëgimisë sonë.
Mirënjohës edhe për lumturimin e 38 martirëve, këto gjeste përbëjnë ngjarje madhore për shqiptarët.
Shqipëria është simbol i harmonisë fetare, thellim të bashkëpunimit mes komuniteteve fetare.
Siguroj vullnetin e qeverisë për të thelluar bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë" deklaroi ai.
I pranishëm në aktivitetin “Çerek Shekulli Marrëdhënie Diplomatike” me Selinë e Shenjtë ishte edhe Blendi Klosi, i cili theksoi se harmonia fetare është një nga simbolet e europianizmit shqiptar.
"Jemi fatlum që në Shqipëri kemi këtë harmoni fetare. Toleranca fetare, një nga simbolet e Shqipërisë" tha ai.
Ndërsa i deleguari i Vatikanit në ceremoni u shpreh se të ardhmen duhet që ta shikojmë me pozivitet.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO