25-vjet nga fitorja e PD, Shehu: 
Prapë në shesh për demokracinë

25-vjet nga fitorja e PD, Shehu: <br />Prapë në shesh për demokracinë
22 marsi është jo vetëm një festë fetare e besimit bektashinj kjo datë përkon me një nga ngjarjet më të rëndësishme për demokratët e që ka të bëjë me fitoren e parë të zgjedhjeve pluraliste të PD në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992.
 
Sot 25 vjet më pas PD nuk është përballë euforisë dhe suksesit të shënuar në ato zgjedhje por prej 32 ditësh vijon qëndresën e saj të protestës përpara kryeministrisë.
 
Një nga protagonistët e ngjarjeve të një çerek shekulli më parë Tritan Shehu thotë se si atëherë është sërish koha që PD të marrë përgjegjësitë e saj për të nxjerrë vendin nga situata e vështirë ku është zhytur. Këtë gjë thotë Tritan Shehu PD do ta arrijë duke siguruar zgjedhje të lira.
 
"PD ishte realizuesja dhe drejtuesja e lëvizjes demokratike në Shqipëri dhe faktori që  çoi Shqipërinë në ngjarjen  e 22 marsit dhe sot ka një përgjegjësi të madhe. Edhe sot demokracia është e rrezikuar, jo si atëherë, por e kamufluar" tha ai.
 
Në intervistën për Report Tv ish-kryetari i PD thotë se Partia Demokratike vijon të mbajë vulën si forca e parë europianiste e perëndimore.
 
"PD nuk është bërë pengesë edhe kur ka pasur rebelimin komunist, por ka një vizion perëndimor dhe është ai që ndajmë me aleatët dhe nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Koha kërkon rolin e PD për konsolidimin e demokracisë shqiptare" deklaroi ai.
 
Ndonëse akuzat ndaj kësaj force politike vijojnë gjatë ditëve të fundit si forcë që po pengon integrimin duke bllokuar vettingun, Tritan Shehu ka këtë koment:
 
Në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 u zhvilluan zgjedhjet e para politike pluraliste ku për hërë të parë partia demokratike fitoi këtë përballje, por në 25 vite ka pasur edhe ajo momente e saj të vështira siç ishte viti i hidhur i piramidave të 1997.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0