​​​​​​​25 vjet OSBE, gëzim dhe trishtim!

​​​​​​​25 vjet OSBE, gëzim dhe trishtim!

Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me banderola që përkujtojnë 25 vjetorin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, nuk di të gëzohesh apo të trishtohesh?!

Ka arsye për t’u gëzuar kur sheh se sa shumë ka ndryshuar vendi që nga momenti i fillimit të punës së OSBE-së në Shqipëri. Ka arsye për t’u trishtuar sa pak ka ndryshuar mandati i OSBE-së një çerek shekulli më pas.

OSBE u vendos në Tiranë, më 1997 pas rënies së firmave piramidale dhe kur vendi ndodhej në prag të anarkisë. Misioni ishte i qartë: rivendosja e sigurisë dhe koordinimi i ndihmës ndërkombëtare.

Gjatë këtyre viteve mandati i OSBE-së ka ndryshuar vetëm një herë në vitin 2003. Gjatë 20 viteve të fundit, vendi është anëtarësuar në NATO, pret të hap negociatat dhe sot është edhe në tryezën e Këshillin e Sigurimit.

Nga pikëpamja e sigurisë, Shqipëria sot është eksportuese e sigurisë. Nga pikëpamja e bashkëpunimit, nuk ka asnjë vend me të cilin ka probleme bashkëpunimi. (përjashto ndoshta Kosovën :) kjo duhet lexuar si shaka).

Shqipëria është prej 31 vitesh shtet anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë dhe në vitin 2020 mori edhe drejtimin e organizatës.

 20 vjet me të njëjtin mandat është shumë.

Nëse themi se jemi shumë afër çeljes së negociatave, dhe po t’i referohemi shembullit të Kroacisë është një lloj anomalie që një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE-së te ketë një rol të ekzagjeruar të OSBE-së.

Nëse Prania e OSBE -së në Shqipëri do të kishte qenë e suksesshme sot do të ishte “viktimë” e suksesit të vet, dhe do të kishte mbyllur zyrat.

Nëse vendi do të konsideronte se ka bërë progres të mjaftueshëm do të kishte ridimensuar marrëdhëniet me OSBE-në.

Eshtë koha që roli, vendi dhe hapësira e OSBE-së duhet ridimensionuar ose vetë OSBE në Tiranë rrezikon t’i ngjajë një NGO-je ndërkombëtare që konkurron denjësisht me OJF-të lokale.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar