25-vjetori i krijimit të PS në Elbasan
Balla: Kemi ende punë për të bërë

25-vjetori i krijimit të PS në Elbasan<br />Balla: Kemi ende punë për të bërë
Po festohet ne Elbasan 25 vjetori i Krijimit të Partisë Socialiste dhe deputeti i këtij qarku Taulant Balla ka thënë se ka ende punë për tu bërë.

Ish-nënkryetari i PS Servet Pëllumbi vlerësoi rolin transformues të PS në këto 25 vite, si një forcë që promovon vlerat e socialdemokracisë europiane.

Drejtuesi Politik për Qarkun Elbasanit Deputeti Taulant Balla falenderoi Gramoz Ruçin, Fatos Nanon, Sërvet Pëllumbin, Dritëro Agollin dhe Edi Ramën të cilin e konsideroi Kryeministrin më të mirë të Shqipërisë në këto 25 vjet.

Balla u shpreh: "Sëbashku kemi përpara shumë sfida që lidhen me forcimin e karakterit demokratik dhe natyrën reformiste të Partisë Socialiste, si një forcë moderne e të majtës së re europiane. Rritjen e kapacitetit tonë monitorues mbi cilësinë e funksionimit të institucioneve qendrore në territor.  Përmirësimin e ndërveprimit në koalicion me partnerët tanë, jo vetëm në qendër, por sidomos në bazë. Thellimin e transparencës me publikun në çdo vendimmarrje. Zgjerimin e rrugëve të komunikimit të partisë e të qeverisë me qytetarët. Rritjen e mëtejshme të anëtarësisë dhe krijimin e një sistemi efikas informacioni të brendshëm, për të siguruar bashkëveprimin sistematik mes të gjithave niveleve të organiziomit" tha ai.

balla

balla

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë