250 gazetarë në burg, Kina në vend të parë, Turqia e dyta

250 gazetarë në burg, Kina në vend të parë, Turqia e dyta

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka llogaritur që këtë vit Kina renditet e para midis vendeve me numrin më të madh të reporterëve të burgosur, 48.

Në vendin e dytë renditet Turqia me 47 gazetarë të burgosur, por me një rënie të dukshme në krahasim me 68 në vitin 2018.

Më pas renditen Arabia Saudite dhe Egjipti, të dy vendet me 26 gazetarë në burg.

Në total, të paktën 250 reporterë ndodhen të burgosur në të gjithë botën për shkak të profesionit të tyre.

Një vit më parë CPJ kishte dokumentuar 255 raste.

Turqia ka udhëhequr renditjen në katër vitet e fundit, para rënies së mprehtë në vitin 2019, një përmirësim që, sipas OJQ-së, pasqyron "suksesin e përpjekjeve të qeverisë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan për t'i dhënë fund gazetarisë së pavarur dhe kritike" .

Nëse Lindja e Mesme mbetet rajon kritik, situata po përkeqësohet në Kinë. Rritja e reporterëve të burgosur është e lidhur para së gjithash me shtypjen e vazhdueshme në Xinjiang, rajoni autonom, ku jeton pakica turke dhe myslimane e Uigurëve.

Raporti nënvizon se autoritarizmi, paqëndrueshmëria dhe protestat kanë çuar në një rritje arrestimesh në Lindjen e Mesme.

Nga 250 reporterë në burg, 8 përqind janë gra, nga 13 përqind vitin e kaluar. Shumica e gazetarëve u arrestuan për artikujt e tyre mbi tema të tilla si të drejtat e njeriut dhe korrupsioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!