Me kërkesë të SPAK, kardiologu Edvin Prifti është arrestuar në sallën e gjykatës së posaçme këtë të shtunë. Arrestimi i tij u kërkua nga prokurori Altin Dumani i cili në seancë shtoi edhe akzuën e pastrimit të parave ndaj kardiologut të njohur. Në shtëpinë dhe zyrën e tij policia dy ditë më parë sekuestroi një shifër rekord në vlerën e 380 mijë euro cash, por doktori tha se paratë i kishte nga puna dhe shit-blerja e pronave.

Apelim të vendimit parapalmëroi dhe avokati i mjekut Henrik Ligori. Për dy infermieret u la masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra. Arrest me burg u dha edhe ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha, ndërsa avokati i saj Ardian Visha e cilësoi vendim të paligjshëm.

Ndërkohë për avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren Manuela Mallkuçi dhe 7 të arrestuarit e tjerë të cilët në një skemë kriminale do lironin nga burgu Sajmir Petanin, masa mbeti e njëjtë, arrest në burg.

Për plot 5 muaj SPAK hetoi dhe përgjoi këtë grup kriminal, ku në një sërë provash ishin bisedat e tyre, paratë në formë rryshfeti, vendimin për ulje dënimi të Petanit si dhe provat e sekuestruara në banesat reciproke.

Pas arrestimit të mjekut, në rrejtet sociale ka nisur të qarkullojë edhe një audio ku ai dëgjohet teksa flet me pacientë duke u kërkuar të shkojnë në spital privat.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej sot nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës.

Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Flet avokati i mjekut Prifti: Nuk është i detyruar që të deklarojë pasurinë, pacienti ka pasur vetë dëshirë t'i japë para! Vendimin do ta apelojmë

Avokati i mjekut Ligori ka deklaruar se do të apelojë vendimin për arrestimin e Edvin Priftit.

'Paratë ishin të justifikuara, gjykata nuk donte që ta merrte parasysh. Pa pasur një hetim për këtë çështje, për një bisedë mes disa personave. Nuk ka asnjë fakt, ka vetëm një dëshirë të një personi të caktuar për të dhënë lekë. Fakti që mbahen në shtëpi, nuk është një vepër penale. Z.Prifti nuk është një person të cilin ligji e detyron që të tregojë pasurinë. SPAK mund të shtojë edhe veprën penale të vrasjes, ku janë këto para të pastruara?! Nëse prokuroria ngre hipotezën se këto para do ti pastronte, ngre akuzën, por nuk ka asnjë provë. Ne do të ndjekim rrugët ligjore, do ta apelojmë.'- tha Ligori.

Ora 14:30
Denoncimi/ Mjeku-pacientit: Shko në privat e thuaj do të operohesh me mua (AUDIO-PËRGJIMI)

Një audio e publikuar në rrjetet sociale, jep një nga moment se si mjeku Edvin Prifti i drejtonte pacientët drejt privatit në kohën e pandemisë. Me argumentin se QSUT-ja është e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira. 

“Ka ardhur urdhri që të mos bëjmë operacione dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë ose që ta çojmë pacientin në shtëpi dhe kur t’i vijë radha,. Se mund të bëjmë operacionin dhe infektohet me virusin e ri, ne në kushtet aktuale, këto kemi, kështu që do të mbetet kur t’i vijë radha. Versioni tjetër është që nëse do të japësh zgjidhje, por jo në QSUT. Është infektuar i gjithë spitali, pacientë të gjithë. Ose mbetet të shikosh një alternative ku ta përballosh në privat, por të duash të jap një numër celulari që të interesohen, nëse shkon në një spital provat dhe i thua dua të më operoj operoj profesor Edvini prap unë ta operoj, por e operojmë në kushte të tjera. Më kupton. Nëse do me e bë, bëje atje. Ja ta jap numrin e asaj vajzës që është te spitali privat dhe interesohu, vij unë mos ki merak. Po të jap numrin e telefonit që të informohesh se brenda çmimit ato kanë të vijnë ta marrin me ambulancë me të gjitha dhe do u thuash që dëgjo më tha profesori, se janë në një periudhë që kanë bërë zbritje ato, mundohu që të kursesh sa më shumë, këtu vër diskun e koronografisë, që të mos e bësh edhe një herë atje koronografinë, thuaj doktorin këtu kam kopjen e diskut, se po ta bësh nga e para kushtojnë 850 euro, dhe thuaj profesori më tha që keni bërë një zbritje dhe po re dakord mos e zgjat, merre shpejt dhe çoje”, dëgjohet mjeku teksa bën pazar me një prej pacientëve.

Ora 14:15
Arrestohet mjeku Edvin Prifti

Arrestohet mjeku Edvin Prifti

Ora 13:54
Prifti i përgjigjet Ramës: Kryeministri tha që isha arrestuar, jam totalisht i pafajshëm! Do të preferoj që prangat të mi vinte media, do të ishte më simpatike

Mjeku Edvin Prifti në një prononcim të shkurtër për mediat pas seancës së zhvilluar gjyqësore ditën e sotme ju përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama.

'Unë sapo erdha nga një lokal pranë gjykatës, ku po dëgjoja një regjistrim të kryeministrit ku thoshte se unë jam arrestuar. Një regjistrim i bërë dy orë më para dhe të gjitha pyetjet mund tja bëni kryeministrit pasi unë tani jam i arrestuar apo jo?!'- tha Prifti.

Ju jeni i njohur për pikëpamje të djathta?

Pikëpamjet e mia nuk janë të djathta, janë thellësisht demokratike dhe liberale në funksion të popullit tim Republikës dhe në funksion të asaj që ne duam të ndërtojmë.  Mendimet e mia i kam të shprehur dhe duhet që çdo intelektual ta bëjë. Nëse shkojnë ndesh me personalitete të caktuara, mendimet e tyre, strategjitë e tyre pastaj ky është një problem i tyre. Jemi në fushatë elektorale. Unë do të preferoj që prangat të mi vinte massmedia, do të ishte më simpatike për të gjithë popullin.'- tha Prifti.

Ora 12:27
Rama reagon për pezullimin e mjekut të QSUT-s: Lajm shumë i mirë, ka pasur një denoncim nga drejtori i spitalit

TIRANË- Për mjekun e QSUT-së, Edvin Prifti, të cilit SPAK i gjeti mijera euro në banesë, pas kontrollit që u bë pasi doli në nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ka pasur një denoncim edhe nga drejtori i QSUT-së.

Kështu bëri me dje kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si lajm shumë të mirë për sistemin e drejtësisë, faktin e hetimit ndaj mjekut,

'Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, të cilin tha shikojeni nuk jam unë që ta provoj por shikojeni është nuk është.

Kështu gjërat fillojnë dhe vijnë hap pas hapi, nuk ka formula magjike, asnjë mundësi që gjërat të bëhen në kohën e nevojshme dhe mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që s’është bërë me vite e vite duke përsëritur të njëjtën gjë. Sa herë të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të tjera.'- tha Rama.

Ora 12:01
Avokati i mjekut Edvin Prifti: Goditje në prag fushate! Paratë i ka të fituara ndërkombëtare! Të lihet në detyrim paraqitje

 

Avokati i Edvin Priftit, Henrik Ligori shprehet se 220 mijë eurot e gjendura në shtëpinë e tij janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare. Lekët janë të ligjshme! Ka kontratë premtim shitjeje në Priskë ku është bashkëpronar në një kompleks”, tha Ligori.

Për këtë arsye avokati ka kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, por që të jetë në detyrim paraqitjeje. Ai kërkoi që të rrëzohet kërkesa për burg.  

Ora 11:40
Flet mjeku Edvin Prifi: Punoj në shtet dhe privat, s’kam fshehur asgjë! Kam operuar mijëra shqiptar

 

Mjeku Edvin Prifti ka deklaruar se ai ka punuar në Itali dhe se të ardhurat e tij, kanë qenë shumë të mira.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”, është shprehur Prifti në sallën e gjyqit. S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar", tha ai.