250 mijë euro në arkat e klubit, Egnatia shet dy titullarët

250 mijë euro në arkat e klubit, Egnatia shet dy titullarët

Egnatia në stërvitje

Michael Agbekpornu dhe Jackson Kenio Santos pritet të jenë largimet e radhës nga Egnatia. Rrogozhinasit do jenë pjesë e Conference League pas pak ditësh, teksa duket se nuk janë ndalur me kaq, duke bërë dy shitje fitimprurëse. Mësohet se Michael Agbekpornu është shitur te Slaven Belupo në Kroaci, me klubin që do fitojë 150 mijë euro nga kartoni i 24-vjeçarit ganez.

Mesfushori me tipare shkatërruese ra në sy për lojën e mirë që në sezonin e parë me Egnatian, teksa klubi ia ka dalë të mbajë edhe 25 përqind të kartonit në rast se ganezi rishitet nga kroatët.

Një tjetër emër që pritet të lërë Superligën është edhe ai i kapitenit Jackson. Braziliani do kalojë te Shkëndija në Tetovë, me Egnatian që do arkëtojë edhe 100 mijë euro të tjera. Fantazisti ishte ndër më të mirët te Egnatia, me 24-vjeçarin që do jetë sërish pjesë e një klubi shqiptar, këtë herë në Maqedoninë e Veriut.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja