250 punonjës të Albpetrol sërish protestë në Fier: Sollën njerëz nga Tirana që s'kanë lidhje me naftën, ne po na heqin bukën (VIDEO)

Punonjësit e Albpetrolit kanë dalë sot sërish në protestë para zyrave të kompanisë në Fier.

Janë rreth 250 punonjës të administratës të cilet jane prekur nga vendimi i ristrukturimit të qendrave të kompanisë  në Kuçovë, Marinzë, Ballsh, Vlorë, Patos, Cërrik. Para se të bëhej  ristrukturimi, sipas tyre janë bërë emërime të reja, "kanë ardhur nga Tirana rreth 60 punonjës të administratës që nuk kanë lidhje me sistemin e naftës".

Ristrukturimi i Albpetrol ka nisur që në muajin janar -shkurt-mars- prill dhe  ndërkohë së fundmi në muajin prill është njoftuar ulje e pagave në 60%. "Ristrukturimi parashikonte disa kritere të cilat nuk u zbatuan me strukturën e re  dhe nuk është bërë transparencë" sipas tyre.

Punonjësit sot kanë kërkuar të marrë fund kjo reformë dhe të anulohet pasi është bërë në mënyrë abuzive. Punonjësit thonë se nuk ka bazë ligjore dhe nuk janë respektuar dhe janë bërë transparente kriteret.

"Janë marrë njerëz në punë pa asnjë kriter dhe që nuk kane lidhje me naftën. Kjo është një periudhë e vështirë duke marrë parasysh edhe pandeminë dhe nuk duhet të ndodhte. Këta punonjës tani po diskutojnë bukën e gojës" deklarojnë ata.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës