Japonia festoi 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara në Tokio të enjten, më 3 korrik. Ura Rainbow dhe Kulla e Tokios u ndriçuan me ngjyrat kuqe, bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit amerikan. Në kuadër të festimeve u hodhën fishekzjarre, ndërsa një shfaqje me dronë shfaqi në qiellin e natës portretet e kryeministres Takaichi dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Urimet dhe mesazhet nga e gjithë botë për pavarësinë e SHBA vijuan nga liderët kryesorë. Vladimir Putin në një letër të botuar nga kremlini përcolli mesazhin e përgjëgjësisë që SHBA dhe Rusia kanë si dy fuqitë kryesore bërthamore për sigurinë e gjithë globit.

Presidentja e Komisionit Euroian Ursula Von Der Leyen shpërndau në rrjetet sociale një urim publik. Për 250 vjet, partneriteti transatlantik është formësuar nga vlerat e përbashkëta dhe lidhjet familjare. Statuja e Lirisë mbetet simboli i qëndrueshëm i asaj miqësie të përhershme, prandaj sonte, fishekzjarret do të ndriçojnë qiellin në të dy anët e Atlantikut thotë Von Der Leyen në urimin e saj.

Papa Leone i cili muajt e fundit është përfshirë në një marrëdhënie publikisht të tensionuar me Presidentin amerikan shpërndau në kanalet zyrtare të vatikanit një mesazh për rastin. Jo në formën tipike të një urimi diplomatik Leone i përgëzoi historinë amerikane dhe idealet e lirisë, drejtësisë e unitetit, dhe njëkohësisht bëri thirrje që SHBA të mbetet besnike traditës së saj si vend i emigrantëve.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog, i përcolli mesazhet e tij të urimit në ambasadën amerikane në Jeruzalem të premten.