Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot (4 korrik), Ditën e Pavarësisë, duke përkujtuar miratimin e Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776, dokument që shënoi lindjen e shtetit amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë e cilësoi këtë ditë si një festë të veçantë edhe për shqiptarët, duke theksuar simbolikën e Statujës së Lirisë dhe lidhjen historike mes dy vendeve.
“Mirëmëngjes dhe me 4 Korrikun e Amerikës, nën hijen madhështore të Statujës së Lirisë, që është edhe një festë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër që historikisht kanë dashur ta zbehin energjinë e bukur të këtij vendi, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Dita e Pavarësisë konsiderohet një nga festat më të rëndësishme kombëtare në SHBA dhe simbolizon vlerat mbi të cilat u ndërtua vendi.
Në SHBA janë organizuar ceremoni shtetërore, parada, koncerte, aktivitete kulturore dhe shfaqje me fishekzjarre, ku pritet të marrin pjesë miliona qytetarë.
lajm ne perditesim...

Presidenti Bajram Begaj, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin e tij, Begaj i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Donald Trump dhe popullit amerikan.
Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, që nga njohja e vendit si shtet e deri te reformat kryesore të ndërmarra gjatë 35 viteve të fundit.
Komente








