2500 Euro për të ikur nga Shqipëria, kapen të rinjtë e fshehur në kabinë dhe gomat e kamionit në Durrës (VIDEO)

Në portin e Durrësit janë ndalur gjashtë persona të cilët po tentonin që kalonin në Itali dhe më pas në vendet e tjera BE-së duke iu shmangur kontrollit të dokumentacionit. Të gjithë personat rezultojnë me probleme për të lëvizur në hapësirën Schengen, ndërsa janë kthyer dhe ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Ndërkohë që janë arrestuar gjithashtu edhe dy drejtuesit e kamionëve, të cilët kundrejt vlerës 1500 - 2500 Euro për person i kishin fshehur për ti kaluar në Itali.

Personat e kthyer dhe shoferët e arrestuar
Z.GJ. 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë me 7 muaj në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pasi kishte vuajtur dënimin ishte kthyer. Ai po tentonte që të kalonte së bashku me E.P. 31 vjeç, banues në
Lezhë. I kthyer i treti është Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, i cili kaloi në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër ishte i fshehur poshtë një kamioni midis gomave.

Në kamionin e Erion Rucajt 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në kabinën e kamionit, tek krevati i shoferit G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë, i cili po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1500 euro. Drejtuesi i kamionit Erion Rucaj u arrestua. Ndërkohë që në kamionin e Kastriot Gjinit 40 vjeç u gjet i fshehur E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër.

Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit. Nga kontrolli në sistemin TIMS ky person rezultoi se ishte kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini. Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë. Ndërkohë që të gjithë personat e kthyer u ndëshkuan me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Eurot e sekuestruara nga policia

Një nga personat e gjetur në kamion

Ishte në kërkim nga Italia për drogë, kapet 41-vjeçarja
Gjithashtu në Durrës është arrestuar edhe Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar. Ajo ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Pas ndalimit Kollobani do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja