Anadolu Agency (AA) ka publikuar rezultatet e një studimi gjithë-përfshirës, të punuar nga gazetar dhe ekspertë, luftëtarët perëndimor në Irak dhe Siri. Gjëja më interesante është zbulimi i faktit se fenomeni i luftëtarëve që vijnë nga vendet perëndimore është mëse i hershëm dhe jo vetëm islamik.
Por duhet pranuar që ky si fenomen, luftëtarë perëndimor të angazhuar në luftëra fetare në Irak dhe Siri, ka hyrë në rendin e ditës si për mediat dhe për institucionet ndërkombëtare qysh nga marrja e Mosulit nga ana e militantëve të ISIS.
Sipas raportit të AA, shumica e luftëtarëve europianë ne Lindjen e Mesme vijnë nga Franca, Britania dhe Gjermania. Përkatësisht 900 luftëtarë nga Franca, 500 nga Britania e Madhe dhe 400 luftëtarë nga Gjermania kanë qënë të angazhuar në luftën civile në Siri, kundër Al-Assad. Më vonë, një pjesë e madhe e tyre u është bashkuar grupimit të ISIS, duke u bërë në këtë mënyrë të dyshuar kryesor për mijëra krime lufte dhe ndaj njerëzimit.
Sipas një studimi të bërë dhe nga American Soufan Group mësohet se përkrah forcave të ISIS luftojnë rreth 2500 shtetas nga vende të ndryshme të Europës. Gjithmonë sipas këtij studimi këta të fundit janë më së shumti të moshës 18-19 vjeç dhe shkojnë drejt e në front pa bërë aspak trajnim.
Në raport thuhet dhe se një pjesë e madhe e tyre u është bashkuar militantëve të ISIS pasi ishin të angazhuar më parë në konflikt direkt kundër Al-Aassad, dhe nëse më parë nuk ishin mysliman, konvertimin e kanë pasur detyrim për të qenë pjesë e ushtisë së Kalifatit islamik.
Vendet europiane nga ku nisen të shumtë luftëarë vullnetar janë ato të sipërpërmendurat si Franca, Britania Madhe apo Gjermania por edhe nga vende si Belgjika, Holanda, Austria, Norvegjia apo Danimarka. Por vendet të konsideruara më problematike mbi këtë çështje dhe rishtazi ato që kanë marrë masa më konkrete, janë vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Bosnia, Maqedonia dhe Serbia. Në këto vende tema e xhihadizmit apo e vullnetarëve fetarë është bërë çështje e rendit të ditës dhe me prioritet të veçantë.
Vetëm muajin e kaluar, autoritetet kosovare arrestuan 42 persona të dyshuar si militantë islamik të ISIS apo të Frontit al-Nusra në Siri dhe Irak.
Deri më tani në rradhët e ISIS dhe në luftën civile në Siri janë konfirmuar vetëm 16 kosovarë të vdekur në luftime. Ndërsa, nga ana e tyre Bosnia dhe Herzegovinakanë arrestuar në total 16 persona për pjesmarrje në “aktivitete terroriste” dhe si pjestar të grupimeve ekstremiste.
Secili vend i Ballkanit, ata të sipërpërmendur, janë duke përforcuar ligjet anti-terror. Për shembull Bosnia dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia po përgatisin një ligj që inkriminon të gjithë qytetarët e tyre pjesëmarrës në frontet e ndryshme në Irak dhe Siri, në luftërat e huaja në përgjithësi. Deri më tani hipotezat janë për krijimin e ligjeve që mund të inkriminojnë dhe procedojnë penalisht persona të ndryshëm që mund të burgosen nga 10 deri në 15 vjet.
Dhe për tu rikthyer tek studimi i AA, ndryshe nga se mendohej, ne Irak dhe Siri nuk po luftojnë vetëm xhihadistë islamik por edhe të krishterë. Deri më tani raportohet se në luftimet anti-ISIS janë të angazhuar aktualisht mbi 30 luftëtarë europian të krishterë. Sipas Agenfor Italia (OJQ humanitare italiane) numri i luftëtarëve europian të krishterë në Irak dhe Siri që po përfshihen vullnetarisht në konflikt kundër ekstremistëve islamik po rritet ditë pas dite.
Të krishterë, ish oficerë policie apo ish ushtarakë, në numër të konsiderueshëm dhe qe vijnë nga vende europiane si Holanda , Suedia apo Zvicra po japin kontributin e tyre në luftën anti-ISIS duke shërbyer dhe si trajnues ekspertë. Grupimet ku angazhohen janë të shtrira nga Iraku në Siri dhe qu përkasin popullësive lokale të krishtera si forcat asire në Siri apo realiteteve në ngritje si ajo e Kurdëve në veri të Irakut.
Numri i të krishterëve, në përgjithësi, të përfshirë në konflikt kundër ISIS, sipas gazetës austriake Krone, mendohet të jetë mbi 1000.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com