26-vjeçari shqiptar në Itali nuk i mbijeton dot plagëve, ndërron jetë pas sulmit me thikë nga dy bashkatdhetarët e tij

Vendi ku ndodhi ngjarja

ITALI- Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës. I riu shqiptar i identifikuar si Atjon Lopci nuk u mbijetoi dot plagëve dhe vdiq në spitalin San Camillo, pavarësisht ndërhyrjes në kohë të mjekëve.

Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona.

Falë dëshmive, autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

I riu shqiptar u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal, po ashtu edhe autorët e shpallur në kërkim.

Vendi ku u gjet i vrarë i riu shqiptar

 

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e largon dot Sali Berisha nga drejtimi i PD-së Lulzim Bashën?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

‘Ftohja e raportit Shqipëri-Kosovë po ndodh për vite me radhë’, Vjosa Osmani flet për DW: ‘Ballkani i Hapur’ cenon interesat e vendit tonë