27 muaj pa marrë pagat, punëtorët e Poçemit në protestë: S'rrohet kështu, nga stresi njërit prej nesh iu ça aorta...peticion Ramës dhe Ballukut (VIDEO)

FIER- Mos marrja e pagave prej më se 27 muaj, ka detyruar punëtorët e stacionit  të pompimit dhe nënstacionit elektrik në Poçem të dalin në protestë.

Ata shprehen se nuk janë paguar prej më shumë se dy vite dhe situata ekonomike në familjet e tyre është përkeqësuar duke paralajmëruar se do të ndalin punën deri sa problemi i tyre të gjendet një zgjidhje. Njëri prej protestuesve tregon se situata ka arritur të kap nota tragjike, ku prej stresit një prej punonjësve ka pasur probleme zemër.

"Nuk rrohet më këtu, 27 muaj pa lëkë. Ku mund të shkoj të marr lekë. Kush më jep lëkë mua që të çoj lekë në shtëpi. Ku do hajnë fëmijët e mi. Kam 25 vite i punësuar, tani kam 27 muaj pa lekë. Shokut tim i është çarë aorta se s'ka marrë lekë, nga stresi. Tjetri theu kundën se hipi në majë të shtyllës për të ndërruar izolatorin", tha njëri prej tyre.

Ato kërkojnë ndihmën e shtetit, teksa tregojnë se i kanë dërguar edhe një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë, Belinda Ballukut ku e kanë njoftuar për situatën.

"I kemi dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama, ministres së së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, prefektit të Fierit Baku Bala, kompanisë "Bylys Energy" ose ish- Armo, komisariatit dhe Bashkisë së Mallakastrës. Dihet halli ynë, është bërë si legjendë e përsëritur, s'na dëgjon njeri, sikur s'jemi shqiptar. U kemi thënë që në datën 10 shkurt ne punonjësit e nënstacionit të pompimit të Poçemit do të ndërpresim punën, por nuk do të braktisim objektin se këtë objekt e ka dikush. Nuk do të t'i shërbejmë më punë, por do jemi vetëm në cilësinë e ruajtjes së objektit të punës", tha një tjetër.

Stacioni i pompimit të ujësjellësit dhe nënstacioni elektrik në Poçëm furnizon me ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe qyteti i Ballshit. Nëse 18 punonjësit ndërpresin punën atëherë këto zona mbetën pa ujë dhe energji elektrike.

Punonjësit në protestë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy