Spitalet të tejmbushur/ 5 humbje jete nga Covid dhe 273 raste të reja në 24 orët! Preket laborantja në Gjirokastër, 4 arsimtarë e një nxënës në Berat

Spitalet të tejmbushur/ 5 humbje jete nga Covid dhe 273 raste të reja në 24 orët! Preket laborantja në Gjirokastër, 4 arsimtarë e një nxënës në Berat

5 pacientë kanë humbur betejën me Covid në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë kryer 1289 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 273 qytetarë të prekur nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Tabela e rasteve për ditën e sotëme

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura. Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020);

Raste të reja ditore                         273

Të shëruar ne 24 orë                      44

Humbje jete në 24 orë                  5

Testime ditore                                  1,289

Testime totale          106,093

Raste pozitive                    16,774

Raste të shëruara                            10,001

Raste Aktive                         6,325

Humbje jete                          448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier                  364

Korçë     356

Lezhë         324

Elbasan       265

Vlorë       231

Berat       182

Kukës          165

Dibër         84

Gjirokastër    76

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
11 të infektuar me COVID në Gjirokastër, mes tyre dhe laborantja e Laboratorit të Bakteriologjisë, karantinohet stafi

1601653038_koronavirus.jpg

11 persona kanë rezultuar pozitiv në Gjirokastër, ku mes tyre është edhe laborantja e Laboratorit Bakteriologjike në njësinë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër. Infektimi i saj ka bërë që i gjithë stafi të vetëkarantinohet dhe tu bëhet tamponi. Gjatë ditës së sotme janë bërë 40 tamponë.

Ora 14:47
Shefi i Komisariatit dhe një punonjës bashkie me Covid te Ura Vajgurore, të infektuar edhe 4 arsimtarë, një nxënës e një dentist në Berat

Raste të reja me Covid janë shënuar sot në Berat dhe te Ura Vajgurore.

Report Tv mëson se është infektuar shefi i komisariatit dhe një punonjës bashkie të Ura Vajgurore.

Në Berat të prekur me Covid janë një mësues te Bab Duda, 1 nxënës te Ajet Xhindole, 3 edukatore te 10 Korriku dhe një dentist.

Në të gjithë vendin ditët e fundit janë shtuar rastet e të prekurve me Covid.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit