27-vjeçari nga Peqini vritet me thikë në Angli, del foto e të dyshuarit

27-vjeçari nga Peqini vritet me thikë në Angli, del foto e të dyshuarit

Bajram Luli dhe personi i dyshuar per vrasje

Bajram Luli 27 vjeç me origjinë nga Peqini, u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Londër brenda makinës së tij.

Policia britanike ka njoftuar familjarët e djalit në Peqin për humbjen e rëndë, dhe teksa hetimet vijojnë mediat kanë siguruar nga kamerat e sigurisë foton e një personi që dyshohet se ka kryer vrasjen, rreth moshës 25 vjeç 

Policia britanike ka publikuar një imazh të një burri që dyshohet se është vrasësi i të riut.

‘Ky është një imazh shumë i qartë dhe do të dëshiroja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë.’- tha efektivi i policisë.

“Hetimi po vazhdon me ritme të shpejta dhe ne po punojmë për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e të riut që u godit me thikë për vdekje”.

Bajram Luli kishte emigruar së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u godit me thikë në bark. I riu u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve.

I dyshuari nga policia

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës