Një 25 vjeçare që zhduket nga shtëpia dhe denoncimin e bën burri i saj 33 vjeç, një nënë 27-vjeçare që braktis fëmijën dhe burrin e saj dhe një 39-vjeçar i zhdukur janë 3 ngjarje të rënda që raportohen të kenë ndodhur vetëm 24 orët e fundit në Qarkun e Elbasanit.
J. Z 25 vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërkohë që ikjen e ka denoncuar bashkëshorti dhe po punohet për gjetjen e saj. Ndërkohë që policia e Cërrikut ka bërë me dije se A. T., 27 vjeçe ka braktisur fëmijën e saj të mitur dhe kallëzimi është bërë nga i shoqi.
Zhdukja tjetër pa lënë gjurmë raportohet në një fshat të Gramshit. E. K., 39 vjeç ka ikur nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Alarmin prej ikjen e tij e ka ngritur babai i tij 71-vjeçar.