28 apo 29 Nëntori data e Çlirimit të Shqipërisë? Historianët të ndarë

Cila është data e Çlirimit të Shqipërisë, data 28 apo 29 nëntor? Historianë edhe studiues të bërë bashkë në një konferencë shkencore për të referuar për risitë historike në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Vendit në Akademinë e Shkencave flasin edhe për Datën e Çlirimit. Edhe pse japin argumente të ndryshme, ata e cilësojnë një gabim të madh ndryshimin e datës së çlirimit tre herë në vitet ‘45,’93, dhe ‘97 nga politika shqiptare, sepse njëherë ka mbajtur njërën anë të historianëve edhe njëherë anën tjetër, duke ndikuar kështu edhe në kohezionin social edhe shoqëror të Shqipërisë

“Në këndvështrimin tim 29 është dita protokollare. Vet udhëheqja komuniste ka qenë shumë në dilemë se cila duhet të ishte data e Çlirimit të Vendit. Enver Hoxha datën 28 e festoi si ditë të Pavarësisë edhe të Çlirimit. Për 11 muaj nuk e preku fare këtë çështje në të gjitha mbledhjet e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar, por u prek në 5 nëntor, jo si ditë feste, por si ditë që do të lidhej me të gjithë burgosurit që kishin kryer krime gjatë luftës. Në këtë datë u vendos 28 Nëntori, si ditë fundore për lirimin e të burgosurve, duke theksuar se ka qenë çlirimi i Shkodrës, edhe i të gjithë Shqipërisë. Por në 9 nëntor, 11 muaj pas festimeve të 28 Nëntorit këshilli kombëtar mblidhet sërisht. Enver Hoxha kërkonte një datë më vete, duke qenë përkrah Ismail Qemalit, siç ka qenë edhe posteri i kohës, krah Ismail Qemalit me një flamur të kuq, do të fshihej edhe reputacioni i tij. Por pas 11 muajsh ai mendonte se triumfaliteti i tij nuk do të ishte kaq i madh. Ramadan Çitaku në mes të mbledhjes çohet edhe thotë, që ne duhet të kemi një festë çlirimi, duhet të jetë 29  Nëntori. Të gjithë që morën pjesë edhe mbështetën 29 Nëntorin, nuk e asocioi askush as me Çlirimin e vendit as të Shkodrës, por me faktin se u duhej një datë për vete”, shprehet historiania Valentina Duka, e cila mendon se në përvjetore të tillë bëhen studime më të thella sesa në ditë të zakonshme, pasi historianët vendas edhe të huaj e kanë pas mundësinë që të hulumtojnë edhe dokumentet.  

“Është një marrësi si shumë marrëzi shqiptare. Ka një ligj të kuvendit të Shqipërisë, që duhet të respektohet nga të gjithë që 29 Nëntori i 44, duhet të jetë data e Çlirimit të Shqipërisë, për rrjedhojë nuk duhet të ketë datë tjetër”, shprehet historiani Paskal Milo.

Në këtë 75-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë po zhvillohen në të gjithë vendin rreth 20 veprimtari, që kanë në fokus evidentimin e përpjekjeve, që shqiptarët kanë bërë për liri, por edhe për të treguar pozicionin që ata kanë mbajtur gjatë luftës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale