Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, mundësitë pas Luftës II dhe sot, flet historiani

80-vjetori i Çlirimit të Vendit, u përkujtua këtë të martë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në tryezën që bëri bashkë studiues të historisë dhe personalitete të artit e kulturës u diskutua mbi “Shqipërinë dhe Luftën e Dytë Botërore”. Historiani Paskal Milo e nënvizon, se shqiptarët në këtë luftë ishin në anën e drejtë.

“Në atë kohë ata që e bënë luftën morën një vendim të madh historik, që për fat të keq jo të gjithë arrijnë ta kuptojnë, e radhitën Shqipërinë tonë në anën e duhur të historisë”, thotë historiani Paskal Milo.

Debati mbi forcat kolaboracioniste, siç thotë historiani mbetet ende i ndezur, por tashmë është i orientuar mbi baza shkencore.

“Unë kam qenë dhe i mbetem këtij debati, ndonëse duhet të përqendrohet në fushën e shkencës, në fushën e historisë, në fushën e alternativave, dhe jo të shndërrohet në një debat publik pa brumë, jo të shndërrohet në një aset politik, për debate shterpe parlamentare, siç kanë qenë për shumë vite me radhë”, thotë më tej Milo.

Diskutohet ende sot, ajo që ndodhi pas Çlirimit të vendit, me ardhjen e komunistëve në pushtet. A u shndërruan heronjtë në antiheronj, apo periudhat duhen parë të ndara.

“Këtu bëhet një gabim shpesh herë, ne nuk duhet të ngatërrojmë dy epoka historike: Luftën e Dytë Botërore me periudhën e komunizmit. Nuk ka pse ngatërrohen. Lufta e Dytë Botërore është epokë më vete, ajo ka rezultatet e veta. Ajo i arriti objektivat e veta, ajo çliroi Europën dhe Botën nga rreziku i fashizmit, nga Holokausti. I kanë harruar sot njerëzit sesa miliona njerëz u sakrifikuan, u dogjën dhe u vranë, nëpër kampet e përqendrimit?”, thotë Milo.

Por, edhe në kampet tona të internimit dhe burgjet komuniste ka pasur viktima.

“Edhe njëherë po këmbëngul, askush duke mbrojtur rezultatet e Luftës së II-të Botërore nuk justifikon komunizmin, është i pajustifikueshëm, po është një epokë tjetër historike. Dhe nuk duhet lidhur, komunizmi në Shqipëri nuk është produkt i akit madhor historik të shqiptarëve që u rreshtuan në Luftën Antifashiste”, shton Milo.

Historiani Hamit Kaba, përmes hulumtimi të tij shkencor trajton edhe “Aleatët e mëdhenj dhe problemin e Kosovës’, duke shpjeguar mundësitë e një bashkimi Shqipëri-Kosovë gjatë kësaj periudhe.

“Shanset që Kosova të bashkohej me Shqipërinë gjatë kësaj periudhe ishin pothuajse inekzistente. Dhe më vjen keq ta them, por askush nuk e ka mbështetur këtë ide për bashkimin me Shqipërinë”, shprehet historiani Hamit Kaba.

Por studimi i së kaluarës, ndihmon edhe për të analizuar atë që ndodh sot, kur ende flitet për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar.

“Sot është tjetër gjë. Sot unë nuk besoj që Europa është në fazën e vendosjes së gardheve. Ballkani mbase do të vendosë gardhe, por Europa nuk është në këtë fazë. Europa kërkon të krijojë një Europë të Bashkuar të lirë për të lëvizur, për të komunikuar për t’u zhvilluar, por pa ndryshim kufijsh. Dhe ky është mendimi im personal. Dhe Ballkani duket sikur është në kundërsens. Europa është në një tjetër stad dhe Ballkani në një tjetër stad”, thotë më tej Kaba.

80-vjetori i Çlirimit të Atdheut është shpallur vit jubilar dhe do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh, në nder të heronjve dhe dëshmorëve që i dhuruan vendit lirinë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2024 04:25

    Shqiperia duhej cliruar,por nga qe kishim qene vazhdimisht te pushtuar na ishte trashur lekura me pushtuesit,prandaj duhej dicka me teper si motivim dhe dikush qe te ishte bindes e te jepte shprese,duhej dhe ndryshim.Migjeni fliste per bijte e shekullit te ri,per pleq te lene ne shenjtenine e tyre e male qe heshtin e nuk bzanin e qe duheshin thyer e rrafshuar.Dhe motivimi e ideali u zgjodh,u zgjodh dhe kush do te bente ndryshimet e kerkuara dhe keshtu u krijuan cetat,brigadat e divizionet e u fitua lufta,por sic kendojne /ABBA/fituesi morri gjithcka.Premtimet e luftes per pas luften u mbajten disa e u shkelen te tjerat dhe me cmim te madh, se te kerkohej devotshmeri e besnikeri pa kushte per fitimtaret,pa kritika,pa hapesire mendimi ndryshe dhe me kalimin e kohes dhe fituesit e luftes ngadale u kthyen ne ate plakun apo malin e Migjenit,pjeserisht se nuk donin te linin pushtetin,pjeserisht se u plaken e nuk pranonin ndryshimet e kohes.Kjo eshte e permbledhur me pak rreshta se si komunistet fituan luften dhe humben paqen.

    Përgjigju
  • KATUNZARI: 30/04/2024 16:49

    Z.P.MILO për hyrje po kapitalizmi(kapit.social)mos vallë është krijim demokar shqiptar?????Juriditeti(mëndiet) guaja të ç'ndritura nuk duan (sps)si frikacak që paskeni qënë dhe sahan lëpirësa tëkazanëve të llumit të shqiptaris kërkoni tu shisni sapunin për djath brezave që vijnë.Kur M.GJ .NIKOLLA shkruante Lulin komunizmi njihejpak ose aspak në SHQIPËRI.POR JO SHUMË MË VONË LINDI AJO QË UDHËHOQI L.A.N.CL. dhe atahsronjt etu që ç'mitizuan shkuan megjith okupatorët në koshin e mbeturinave të historis tënde .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja