Policia e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur finalizimin e një operacioni ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë e Ardit Xhixha, 22 vjeç, banues në Larushk, Fushë-Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, 22 vjeçari kishte të disponuar në banesën e tij një sasi prej 28 kg lëndë narkotike të llojit Marijuanë, të cilën e kishte të ambalazhuar në dy thashë plasmani, të ngjashme me thasët e mbeturinave. Ardit Xhixha e kishte përgatitur lëndën narkotike gati për shitje kundrejt çmimit 150 euro për kg.
Lënda narkotike e llojit Marijuanë u gjet e fshehur pas kontrollit ushtruar nga forcat policore në banesën e tij.
Ardit Xhixha është shoqëruar në komisariat dhe lënda narkotike u sekuestrua në cilësi të provës materiale.