28 kompanitë e sektorit të riciklimit 
investime në masën 234 milionë euro

28 kompanitë e sektorit të riciklimit <br />investime në masën 234 milionë euro
Vlera e tregut e investimeve të kryera nga industria e riciklimit në vend është në vlerën e 234 milionë euro.

Janë 28 kompani të cilat kanë investuar në këtë sektor. Numri më i madh i këtyre kompanive është përqëndruar në Tiranë, ku ndodhen 8 prej tyre.

Në Durrës janë 7 kompani riciklimi. Elbasani është një tjetër qytet, i cili ka 5 kompani riciklimi, për të vazhduar me Korçën, Beratin, Kavajën, Fierin dhe Librazhdin, të cilat kanë nga një kompani riciklimi.

Kryesisht këto kompani merren me riciklimin e mbetjeve të plastikës, të letrës, metaleve me ngjyra, të drurit, përpunimin e skrapit etj.

Kurum International është kompania që ka bërë investimin me vlerën më të madhe, prej 110 milionë euro.

Por edhe kompanitë e tjera kanë investime të konsiderueshme, që variojnë nga një milion euro, deri në 17 milionë euro.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim