Në një seancë maratonë, që zgjati prej mëngjesit deri pasdite vonë, Gjykata e Durrësit rivlerësoi masat e sigurisë ndaj 20 të arrestuarve në lidhje me mbetjeve të rrezikshme të kompanisë KURUM, që vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
8 masa arrest në burg u konfirmuan, mes të cilëve drejtori i departamentit të shitjeve në Kompaninë Kurum, si dhe administratori i kompanisë koncensionare në terminalin e portit të Durrësit EMS APO, ku u depozituan mbetjet në korrik të vitit 2024 përpara se të niseshin e të ktheheshin pas nga Tajlanda, 3 muaj më pas.
4 të tjerëve nga arrest me burg iu ndryshua masa në arrest shtëpie, punonjës të doganës së Durrësit, një specialist i mjedisit të Kurum, dhe një inspektor te Agjencia Kombëtarë e Mjedisit. Vetëm një doganiere, Julian Kapedani, nga burgu mori masën detyrim paraqitje.
Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në detyrim paraqitje, 6 gra të cilat më herët kishin arrest shtëpiak, përfshirë ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, aktualisht drejtuese e Arsimit Para universitar.
Vetëm kontabilistja e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet e rrezikshme të KURUM duke falsifikuar faturat, mbetet në arrest shtëpie. Seanca u zgjat pasi avokatet kërkuan kohë për t’u njohur me materialet hetimore.
Personat e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, kontrabande dhe falsifikime. Pas alarmit të shoqatave mjedisore mbetjet e KURUM u kthyen ne vendin tonë në vitin 2024 dhe ende s’dihet se çfarë do të bëhet me to.
Komente











