28 nëntori/ Në Vlorë nuk mungojnë shqiptarët e Kosovës: Nuk mund të na ndalte COVID

Ashtu si çdo vit, edhe në këtë 28 nëntor nuk mund të mungonin shqiptarët e Kosovës në festën e Flamurit në Vlorë.

Me qindra kanë ardhur në qytetin e Pavarësisë për të festuar ditën më të rëndësishme të kombit.

Duke folur në mikrofonin e mediave të pranishme në Vlorë disa prej tyre shprehen se COVID-i nuk mund t'i ndalte ata për të qenë të pranishëm sot, bashkë me të gjithë shqiptarët e tjerë.

“Si çdo herë, COVID nuk mund të na ndalojë çështjen kombëtare dhe ditën e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarinë. Unë vij thuajse çdo vit. Unë mendoj që komandantët që kanë qenë në luftë populli i përkrahu por gabimet që kanë bërë pas luftës i kanë individuale, ndaj dhe komandantët tonë duhet të përballen në gjyqin e Hagës”, është shprehur një qytetar.

"Këtu është më mirë se në Kosovë", tha një 8-vjeçar i emocionuar nga Suhareka.

 “Për një festë kaq të madhe siç është 28 nëntori ja vlen që ne të gjithë shqiptarët të jemi në vendin e Flamurit në Vlorë”, është shprehur një tjetër.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja